Keshillat e Ardit per floket e politikaneve
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
JOZEFINA TOPALLI - Të mos luajë me ngjyrën e flokëve. Do t\'i sugjeroja se do të ishte mirë të kishte një krehje klasike. Kjo, për vetë pozicionin dhe veshjen që bën. Krehja e flokëve të saj është e pakonsoliduar. Pra, theksoj, do të ishte mirë të ishte më klasike.
INA RAMA - Duhet të ketë ngjyrë dhe formë më korrekte. Ka nevojë për kombinim të lyerjes me krehjen. MAJLINDA BREGU - Kërkon ndërhyrje në prerje. Edhe kjo ka nevojë për kombinim të lyerjes me krehjen.
VALENTINA LESKAJ- Do të ishte mirë t\'i kishte më të gjata flokët.
ARTA DADE - I shkon ngjyra që ka. Ndoshta duhet ndryshuar me një refleks të lehtë. Ondet t\'i bëjë më të rregullta, pasi gjatësia që ka është normale dhe i shkon.
JUELA MEÇANI- Duhet të ndryshojë lehtësisht ngjyrën dhe t\'u japë flokëve të saj një formë më moderne, kjo duke i lëvizur gjatësinë. Se, ndonjëherë, më duket si Monaliza.
ARENCA TRASHANI - Kjo duhet patjetër të bëjë ndërhyrje urgjente. Duhet të ndryshojë prerjen, ngjyrën dhe formën.
ERMELINDA MEKSI- Të heqë dorë nga kapja e flokëve bisht. Edhe kësaj, gjithashtu, i duhet kujdes me prerjen dhe ngjyrën.
MONIKA KRYEMADHI- Është ndër të vetmet gra politikane që luan me ngjyrën dhe prerjen. Shpeshherë neglizhon, por shpeshherë kthehet me dinamizëm. Flokët i shkojnë të shkurtër dhe në gjatësi mesatare.
ANILA GODO - Prezenca dhe pamja duhet të jenë më klasike dhe korrekte, qoftë në ngjyrë, qoftë dhe në formë.
ÇIFTI PRESIDENCIAL - Për presidentin dhe për bashkëshorten, mendoj se kanë nevojë urgjente për të ndërhyrë në stilin e tyre, por gjithnjë duke iu përmbajtur linjave korrekte.
ÇIFTI KRYEMINISTROR - Paraqiten të dy mirë, për sa i përket stilit dhe duke pasur parasysh moshën, por nuk do të ishte keq që kryeministrit t\'i hiqnim ca thinja.
LULZIM BASHA - Shumë i lëpirë. Jo aq i tapinosur në stilin e tij të flokëve, pasi ka shumë flokë dhe mund të krijojë gjëra më të këndshme.
RIDVAN BODE - Modeli kapele nuk i shkon, ballukja e rënë dhe shumë kare. Duhet të ndërhyjë urgjentisht në prerjen e flokëve.
EDI RAMA - Me sasinë e flokëve që ka, është në rregull.
SKËNDER GJINUSHI - Duhet t\'i korrigjojë pak më shumë vetullat, të ulë dendësinë dhe volumin, se bëjnë kontrast me bardhësinë e flokëve.
FEMRAT POLITIKANE QË I KANË MË MIRË FLOKËT:
Monika Kryemadhi Arta Dade
MESHKUJT POLITIKANË QË I KANË MË MIRË FLOKËT:
Erjon Braçe Shpëtim Idrizi Vangjel Dule
MANGËSIA MË E MADHE TEK FLOKËT E POLITIKANËVE:
Mangësia e madhe që vihet re është shkurtimi pa kriter i flokëve, kjo pavarësisht nga forma e kokës dhe vëllimi trupor që kanë.
MANGËSIA MË E MADHE TEK FLOKËT E POLITIKANEVE:
Mangësi të madhe tek politikanet shoh tek krehja dhe ngjyra e flokëve që ato përdorin.
Gazeta: Shekulli