Gjirokaster shembet pallati kerkimet per 3 te humbur

Gjirokaster, shembet pallati, kërkimet për 3 të humbur
Pallati 5 katësh ku banonin 20 familje u shemb dje në mesditë në qytetin e Gjirokastrës . Ministria e Brendshme konfirmoi se shkak i shembjes ishte bërë rrëshqitja e dheut e cila kishte ardhur nga  punimet që po zhvilloheshin për ndërtimin e një pallati pak metra më larg. Policia arriti të shpëtonte dje 15 persona ndërsa 3 janë ende të humbur nën rrënoja. Kërkimet u ndërprenë gjatë natës ndërsa kanë filluar sot në mëngjes. Grupe të specializuara kanë nisur kërkimet për një grua 35 vjecare dhe vajzën e saj, 21 vjece si dhe një të moshuar. Policia ka ndaluar 12 persona si punonjes të firmes Arti- Ndertim, njeri prej tyre u arrestua teksa tentonte të largohej nga Shqipëria nëpërmjet Kakavijës.


BalkanWeb

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama