Flet e ema e vogelushit te dhunuar Djali ka pasoja te tmerrshme nga dhuna

Flet e ema e vogelushit te dhunuar: Djali ka pasoja te tmerrshme nga dhuna

Dhuna e vazhdueshme e administratores monstër të kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, e ka rënduar aq shumë gjendjen e djalit 3­vjeçar, saqë familja është detyruar ta shtrojë në spital. Anabel.al disponon një foto, ku shfaqet vogëlushi duke iu nënshtruar një rezonance magnetike. E ëma e tij na rrëfen në inboxin e Facebook “Revista Anabel” se djali është në gjende të rëndë. “Ai ka pasoja të tmerrshme nga dhuna” rrëfen Jonida, e cila e ka gdhirë pranë të birit dhe me gjithë mbështetjen e qindra mijëra shqiptarëve të skandalizuar nga akti i adminstratores së kopshtit, ku Jonida besoi të birin.

Të hënën (20 qershor) e gjithë Shqipëria u ngrys e tmerruar, pasi pa në emisionin “Stop” një video të fshehtë ku tregohej se si ish­prezantuesja televizive e kthyer në pronare kopshti, rrihte vazhdimisht djalin e vogël që nuk pushtonte së qari.

Shabani sot paradite u justifikua me pretendimin se video nuk është e plotë dhe se ajo e kishte puthur, por pamjet barbare dhe fakti që ai djalë sot (21 Qershor) gjendet i shtruar në spital, janë dëshmia më e fortë për fajin e tmerrshëm të kësaj gruaje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama