Në rubrikën e muzikës, menjëherë sapo klikon, në ekran shfaqet albumi i parë i këngëtares të titulluar “Nuk të pres” të cilin ia dedikon familjarëve dhe Gentit, bashkëshortit të saj. E ndërsa klikohet tek galeria, një direktori më vete që askush nuk duhet ta humbë. Foto pafund të mirërealizuara nga fotografi G. Kaleci në terrene të ndryshme dhe modele flokësh e veshje të jashtëzakonshme. Interesante janë dy detaje që vetë Jonida ka vendosur t’i ndajë me fansat e saj. Disa foto private që sjellin nostalgjinë, si dhe gjithë kopertinat e revistave në të cilat këngëtarja është shfaqur. Kush dëshiron të kontaktojë këngëtaren, këtë mund ta bëjë fare mirë në: info@jonidamaliqi.com
Gazeta: Shqiptare











