SHBA mirepret Shqiperine e Kroacine ne NATO

SHBA mirëpret Shqiperine e Kroacine ne NATO
Presidenti amerikan Xhorxh Bush nënshkroi dokumentet që i hapin rrugën anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Nato. Në një ceremoni të zhvilluar mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti tha se antarësimi në Nato garanton se nëse ndonjë vend kërcënon Shqipërinë ose Kroacinë, aleantët e Natos do t’u qëndrojnë përkrah për t’u përballur me rrezikun.

Në komentet e tij, Presidenti ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin në të ardhmen të vendeve të tjera të rajonit që ushqejnë ambicje për përfshirje në Nato, duke e theksuar Aleancën si një garantuese të lirive themelore njerëzore. Në ceremoni morën pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jap de Hup Skefer, ambasadori Shqiptar Aleksandër Saliabanda dhe ambasadorja kroate  Kolinda Grabar-Kitarovic.


BalkanWeb

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama