Fakte qe mund te mos i dini per Gjermanine

Fakte qe mund te mos i dini per Gjermanine

Që nga kukulla Angela Merkel, te muzetë e salsiçeve dhe gjuha me fjalë të stërgjata, zbuloni fakte interesante rreth Gjermanisë dhe gjermanëve.



  1. Gjermania ka humbur (një herë) një penallti në një konkurrim të madh futbolli. Ishte viti 1976 kur Gjermania Perëndimore e atëhershme humbi një set gjuajtjesh 5-3 në Kampionatin Europian kundër Çekosllovakisë. Në katër raste të tjera ku gjermanët u përfshinë në një prej tyre, ata fituan.
       
  2. Ekziston një kukull Barbi e modeluar sipas Kancelares gjermane, Angela Merkel.
       
  3. Karl Marks, autori i Manifestit Komunist, u lind në qytetin Rineland në Trier dhe ishte një anëtar i devotshëm i Klubit të Tavernës Trier, një shoqëri konsumi alkooli.
       
  4. Ndjekja e skercit humoristik britanik të vitit 1963 “Darkë për një person”, ku luan Freddie Frinton dhe May Warden, është një pjesë thelbësore e festimit të vigjiljes së Vitit të Ri në Gjermani.
       
  5. Megjithëse njerëzit e admironin në rini, mbreti i çmendur, Ludvigu II i Bavarisë, filloi të mbetej pa dhëmbë në të njëzetat, një nga arsyet pse ai u bë gjithnjë e më i vetmuar në kështjellën e tij përrallore.
       
  6. Nëse pyesni një gjerman për orën dhe ai ju thotë se është ‘tre e gjysmë’ do të thotë se në fakt ora është dy e gjysmë kjo për shkak se gjermanët i numërojnë minutat për në orën tjetër në vend të orës aktuale.
       
  7. Oktoberfesti i Mynihut në fakt fillon në fund të shtatorit. Mos u shqetësoni shumë nëse nuk ia dilni të merrni pjesë në të: ka 60 kopshte birre në dhe përreth qytetit që janë të hapura gjatë gjithë verës.
       
  8. Një dialekt i folur në pjesën veriore të Gjermanisë buron nga saksonishtja e vjetër dhe përmban fjalë me rrënjë britanike.
       
  9. Trabant, emri që i është dhënë përgjigjes së Gjermanisë Lindore për Audin dhe Mercedes Benz, fjalë për fjalë do të thotë satelit. U vu si një kujtim për satelitin e parë – Sputnikun sovjetik, që shkoi në hapësirë në 1957.
       
  10. Në vitin 1888, Gjermania kishte tre perandorë: Vilhemin I, Frederikun III dhe Vilhemin II. Frederiku III vdiq nga kanceri në laring në moshën 56-vjeçare dhe qeverisi për vetëm 99 ditë. Një liberal nga natyra, ai do të kishte qenë ndryshe nga Vilhemi II.
       
  11. Në 2014 u mbushën 300 vjet kur Xhorxhi I mori fronin britanik.
       
  12. Rruga më e ngushtë në botë është në Reutlingen. Quhet ‘Spreuerhofstrasse’ dhe është 31 centimetra e gjerë në pikën më të ngushtë.
       
  13. Një fjalë shumë e gjatë me 65 shkronja që përfaqësonte ligjin e deleguar për monitorimin e etiketave të biftekut u hoq nga gjuha gjermane në vitin 2013. Pavarësisht kësaj ekzistojnë fjalë të tjera si sigurimi i automjetit që kanë 36 shkronja dhe e veja e një kapiteni anijeje me avull të Danubit që ka 49 shkronja.
       
  14. Autori amerikan, Mark Tuein, që nuk njihet si një adhurues i gjuhës gjermane, dikur deklaroi: “Nuk e dija më parë për çfarë shërbente përjetësia. Ajo i jepej disa prej nesh si një mundësi për të mësuar gjermanisht”.
       
  15. Termi ‘ekologji’ u përmend fillimisht nga biologu gjerman, Ernst Haeckel, në vitin 1866.
       
  16. Zyra e Kancelarit në Berlin njihet nga vendasit si ‘lavatriçja’.
       
  17. Gjermania ka pasur shumë kryeqytete që nga Ahën, Regensburg, Frankfurt mbi Main, Nurembergu, Berlini, Vajmari, Boni dhe që nga 1990 Berlini përsëri.
       
  18. Ka mbi 300 lloje bukësh në Gjermani.
       
  19. Ekziston një muze në Berlin i dedikuar një salsiçeje të veçantë derri të mbuluar me salcë pikante.
       
  20. Berlini është 10 herë më i madh se Parisi dhe ka më shumë ura se Venecia.
       
  21. Revista e parë doli në Gjermani në vitin 1663.
       
  22. Në Gjermani është e paligjshme të të mbarojë karburanti i makinës në autostrada.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama