Fazllic Jam gati te pergjigjem ne Prokurori per cdo ceshtje

Fazlliç: Jam gati të përgjigjem në Prokurori për çdo çështje
"Opinion" me gazetarin Blendi Fevziu. Mësohet se gjatë kësaj interviste Fazlliç është pyetur lidhur me të gjitha akuzat qe janë ngritur në drejtim të tij nga media dhe politika shqiptare por edhe ajo e bosnjes, por kryesisht për lidhjet e tij me kryeminsitrin Berisha, minsitrin Lulzim Basha por edhe politikanët e tjerë në Shqipëri. Gjatë intervsitës me gazetarin Fevziu Fazlliç është shprehur i gatshëm të paraqitet para prokurorëve shqiptarë nëse kërkohet dhe të përgjigjet për çdo çështje.

 Gjatë intervistës që ka zgjatur rreth 70 minuta Fazlliç ka dekalruar gjithashtu se do të vazhdojë miqësinë e tij me shefin e qeverisë Berisha dhe politikanët e tjerë shqiptarë, ndërsa ka deklaruar se ka një pasuri për 50 milionë. Fazlliç ka mohur çdo akuzë të ngritur ndaj tij në shqtypi shqiptar dhe ka ka folur për kompanitë e tij në Tiranë. Pas intervsitës bisznemeni Serbo -Boshnjak ka shmangur mediat duke u larguar nga prapa ndërtesës së televizionit Klan. Ai është nisur menjëherë në Rinas, duke mos u takuar me asnjë gazetarë apo zyrtar tjetër në vend. ai ëshët shoqëruar deri në Rians nga gazetajra e klanit Desada Metaj.

Biznesmeni Serbo -Boshnjak Fazlliç akuzohet per shantazh financiar dhe kryerejen e nje serë veprimesh të paligjshme në vendin tonë, për të cilat do të thotë variantin e tij në këtë intervistë. Prezenca e tij në Tiranë vjen në një moment kur politika e ka kthyer ndalimin e tij në çështje dite duke akuzuar drejperdrejt kryeministrin e vendit, Sali Berisha si te implikuar familjarisht në çështje korruptive.

Ndërkaq, ai ka deklaruar se është i gatshëm të paraqitet në Prokurori sapo kjo e fundit të kërkojë fletë-thirrjen. Më tej, Fazlliç ka thënë se e gjithë pasuria e tij është 50 milionë euro si dhe raportet me kryeminsitrin Berisha dhe minsitrin e Jashtëm Lulzim Basha, ndërkohë që ky i fundit është shpjeguar nga opozita se ka favorizuar ngritjen e bizneseve të Fazlliç në kohën kur drejtonte Ministrinë e Transporteve.


OraNews

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama