Pas një pritjeje për më shumë se gjashtë orë para shtëpisë ku banon, në veri të Londrës, në një lagje të pasurish, Fazlliç shfaqet me telefon në dorë, duke folur në serbisht. Më i dobët në paraqitje, nga sa duket në fotot që qarkullojnë në media, i veshur thjesht si për një ditë me shi, ai duket i qetë.
Fillimisht refuzon të flasë, duke drejtuar gishtin drejt botuesit të një të përditshmeje në Tiranë, si strumbullari i të gjithë kësaj "bad press" e publiciteti të keq në adresë të tij. Pasi ramë dakord që intervista të jetë vetëm për atë pjesë që lidhet me arrestimin në Bosnjë, biznesmeni më i përfolur për momentin në Ballkan, pranon të flasë, ndaj improvizojmë një intervistë të shpejtë në hollin e apartamentit të tij luksoz. Përmes kësaj interviste ekskluzive për "Top Channel", ai flet nga Londra për ndalimin e bujshëm të së premtes, bizneset në Shqipëri, madje nuk kursehet të komentojë lidhjet e tij miqësore me Kryeministrin shqiptar, Sali Berishën.
Arrestimi, akuza ndaj medias
Në të vërtetë, para intervistës, Fazlliç që flet me një aksent amerikan, pranoi fillimisht të intervistohej vetëm me një kusht: të flasë për atë pjesë të zhurmshme lidhur me ndalimin e tij në Bosnjë. Por, më pas, nuk refuzoi t‘u përgjigjet një sërë pyetjeve të tjera, duke hedhur një dritë të zbehtë rreth aktiviteteve në Tiranë. Megjithatë, Fazlliç mbetet njeriu që mbart mistere shumë më të mëdha se 33 vitet e moshës që mban mbi supe.
E pyesim për atë që u raportua si arrestim i tij të premten e shkuar në Bosnjë, e që më pas është lënë i lirë. Fazlliç përgjigjet prerë: "Jo, jo! Kurrë nuk jam arrestuar gjatë jetës sime në asnjë vend. Jemi në Londër dhe unë nuk jam në qeli në Bosnjë. Di që shumë gazeta shqiptare e kanë raportuar një lajm të tillë. Pse e kanë bërë? Këtë nuk e di"!
Në fakt, ai thotë se e ka të qartë nga buron "agresiviteti" i medias në të tilla raste, si në vendin e origjinës, apo së fundmi edhe në Shqipëri. Megjithatë, më duhet të ngulmoj në faktin se ai, së paku është ndaluar nga policia boshnjake. Më duhet ta ripyes duke ndërtuar pyetjen: Disa pamje të transmetuara në televizionet e Bosnjës ju tregojnë të rrethuar nga policë. Si e shpjegoni një gjë të tillë? "Nuk i kam parë këto filmime", përgjigjet sërish në mënyrë të prerë, duke mohuar kështu ngjarjen e përcjellë me bujë nga shumë televizione dhe agjenci lajmesh në Ballkan.
Udhëtimi i shpejtë drejt Londrës
Ardhja në Londër, menjëherë pas ndalimit në Bosnjë, ngre një sërë pikëpyetjesh. Përse Fazlliç zgjodhi këtë vend dhe nuk shkoi në Uashington, ku shpenzon të shumtën e kohës? Megjithatë, kjo ardhje e shpejtë mund të shërbejë si një tjetër argument për ata që besojnë idetë konspirative, se Fazlliç është i rekrutuar nga Shërbimet Sekrete Britanike, sikurse është aluduar shpesh në mediat boshnjake.
Ka pak ditë në Londër dhe nuk ka dyshim se e mban mend datën kur ka ardhur në Angli. "Tre apo katër ditë", pohon ai, duke hedhur shikimin drejt kamerës që po filmonte bisedën. Kuptojmë se me çdo kusht ai kërkon të na bindë se nuk është arrestuar. Ndaj e pyesim përsëri: Pra, në mënyrë kategorike ju e mohoni të jeni arrestuar? "Siç ju thashë. Asnjëherë në jetën time", thotë ftohtë, duke na lënë të kuptojmë se çdo pyetje tjetër që do të pasonte, kishte për të marrë të njëjtën përgjigje.
Bizneset e serbo-boshnjakut
Një prej pikave më të debatueshme ditët e fundit janë aktivitetet e Damir Fazlliç në Shqipëri, krijimi i disa kompanive fantazma, pa asete, por që njëra prej tyre, sikurse rezulton edhe nga një aktshitjeje, rezulton të jetë shitur 1 milion e 700 mijë euro. Por sa është numri i kompanive të regjistruara në Shqipëri që kanë pronësinë e Fazlliç?
"Nuk e mbaj mend se sa kompani kam. Ajo që mund të pohoj është se unë jam një investues në Shqipëri. Besoj se Shqipëria ka shumë potenciale të frytshme për të investuar. Ju keni një qeveri largpamëse. Po, unë jam një investitor aktiv në Tiranë", deklaron ai.
"Nuk e njoh Delijorgjin, Isufin po"
Këto ditë, edhe emri i Mihal Delijorgjit, një ndër të akuzuarit kryesorë për tragjedinë e Gërdecit, është lakuar nga opozita shqiptare. Flitet se ai ka pasur lidhje me karizmatikun Fazlliç, i njohur ndryshe si supersekseri i Ballkanit.
"Është hera e parë që e dëgjoj këtë emër", thotë Fazlliç, kur e pyesim nëse e ka njohur më parë Delijorgjin apo ka bashkëpunuar me të para arrestimit të tij. Ndryshe nga sa thotë për Delijorgjin, serbo-boshnjaku pranon se njeh Erion Isufin, kunatin e ministrit të Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha. Sikurse është raportuar në media, Isufi është një tjetër personazh i lidhur ngushtë me bizneset e Damir Fazlliç në Tiranë. Nga dokumentet zyrtare figuron se Isufi është administrator i të paktën tre bizneseve të Fazlliç. Besohet se ky i fundit e ka larguar atë nga puna. Por jep një tjetër variant: "Unë nuk e kam hequr zotin Isufi nga puna. Ai ka shkuar të merret me bizneset e tij private. E konsideroj atë një djalë të ri e me potenciale".
Zoti Isufi ishte menaxher, apo partner në bizneset tuaja? - e pyesim Fazlliçin. "Ai ka menaxhuar vetëm një prej bizneseve të mia", përgjigjja e tij.
"Krenar që e kam mik Berishën"
Fazlliç shquhet për lidhjet e tij me politikanë në të gjithë Ballkanin. Duket se ky është edhe çelësi i suksesit në bizneset apo ndërmjetësimet mjeshtërore që mbajnë firmën e tij. Shqipëria nuk bën përjashtim. Shpeshherë, para dhe pas ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet, Fazlliç është ulur në një tavolinë me Kryeministrin Berisha, ashtu si dhe shumë biznesmenë të tjerë të huaj. Njohës të mirë të marrëdhënieve Berisha-Fazlliç pohojnë se mes tyre kjo miqësi mbetet në nivele të larta. Këtë, Fazlliç e pohon vetë.
"Jam krenar ta konsideroj zotin Berisha si një nga miqtë e mi", i përgjigjet ai pyetjes se si shkon miqësia me Kryeministrin e Shqipërisë. E pyesim nëse miqësia me zotin Berisha i ka krijuar avantazhe në bizneset e tij në Shqipëri. "Nuk më duhet të jem mik me zotin Berisha për të pasur avantazhe në biznes. Unë mendoj se ligjet në Shqipëri, të hartuara nga qeveria, janë të mjaftueshme për cilindo investitor të huaj, për të zhvilluar biznes pa qenë mik me Kryeministrin, apo ministra të tjerë", thotë serbo-boshnjaku Fazlliç. Përgjigjet e tij kur e pyet për Kryeministrin Berisha janë më të gjata se të gjitha pyetjet e mëparshme të marra së bashku. Por kur janë takuar për herë të fundit dy miqtë Berisha-Fazlliç? "Si investitor, një vit apo nëntë muaj më parë, kur prezantuam te qeveria një projekt tonin", tregon ai.
E pyesim edhe rreth shitjes së njërës prej pesë kompanive që ka në Shqipëri, e quajtur "Crown Aquisitions", një kompanie në Qipro. Pavarësisht se ekziston një akt-shitjeje me vlerë 1 milion e 700 mijë euro, Fazlliç e mohon një shitje të tillë. Përgjigjet me tri fjalë: "Nuk është e vërtetë"! Këmbëngulim: Si është e mundur që thoni se s‘është e vërtetë, kur ka dokumente të firmosura nga avokatja Flutura Kola, e që tregojnë se e keni shitur këtë kompani? Përgjigjet: "Unë ju tregova në fillim. Nuk kam ndërmend t‘ju tregoj detaje, pasi pastaj do të më duhen gjashtë orë të bisedoj rreth gënjeshtrave që kanë shkruar njerëz si Mero Baze. E vetmja gjë e vërtetë e shkruar është emri im, të tjerat janë gënjeshtra". Damir Fazlliç nuk pranon t‘u përgjigjet pyetjeve të tjera, por premton se në një kohë të përshtatshme do të jetë i gatshëm të flasë përsëri. "Do të rishihemi së shpejti. Ju premtoj t‘ju jap një intervistë të gjatë, me një kusht, që fjalët e mia të mos ndryshojnë", premton ai, duke lënë të kuptojmë se u beson më shumë gazetarëve shqiptarë se atyre të vendit të tij, "të cilët i kanë hapur jo pak telashe me shkrimet e tyre investigative".
Prokuroria: Fazlliç? Do të hetojmë denoncimet publike
Prokuroria e Përgjithshme do të hetojë të gjitha denoncimet publike që lidhen me emrin e Damir Fazlliç. Zëdhënësja e akuzës qendrore, Holta Zhiti, nëpërmjet një deklarate publike tha se "do të hetojmë të dhënat e publikuara nga media dhe opozita". Ajo u shpreh se organi i akuzës i ka mbledhur të gjitha shkrimet e botuara në median e shkruar dhe disa hetues kanë filluar verifikimin e materialeve. Burime nga akuza qendrore pohojnë se nëse do të konstatohen elemente të veprës penale në këto materiale, atëherë prokuroria do të fillojë procedimin penal për të akuzuarin në fjalë. Por hetimet do të fillohen vetëm "kryesisht". Fillimisht do të mblidhen materialet e botuara dhe më pas do të krahasohen me të dhënat zyrtare të marra edhe nga homologë të vendeve të tjera. Gjithashtu, të dhëna zyrtare do të merren në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, si dhe në pikat e kalimit kufitar. Ndërkohë, institucioni i drejtuar nga Ina Rama tha dje se emri i Damir Fazlliç nuk rezulton në asnjë dosje që kemi nën hetim deri në këtë moment. Në fakt, dy ditë më parë, gjatë ndalimit në Bosnjë, mediat e huaja botuan një informacion se Fazlliç ka qenë ndërmjetës në lidhjen e kontratës midis kompanisë shqiptare MEICO dhe kompanisë së Efraim Diverolit për demontimin e municioneve në fshatin Gërdec të Tiranës. Por, prokuroria shqiptare mohoi në mënyrë kategorikë implikimin e Fazlliç në këtë aferë, gjithmonë duke theksuar se mosimplikimi i tij rezulton deri në këtë fazë të hetimit. Gjithsesi, akuza pohoi se nëse emri i tij do të dalë gjatë hetimeve, atëherë për Fazlliç do të kërkohet të japë shpjegime nëpërmjet letër-porosisë.
Deklarata
PD: Fazlliç s‘ka përfituar nga fondet publike
Partia Demokratike u përgjigjet akuzave të Partisë Socialiste, se Fazlliç ka qenë i lidhur me shefin e qeverisë shqiptare, Sali Berishën. "Partia Demokratike sqaron se Damir Fazlliç dhe çdo biznesmen tjetër, vendas apo i huaj, ka qenë dhe është i lirë që në përputhje me rregullat e vendit të ushtrojë biznesin e tij", u shpreh zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, në një deklaratë për shtyp. Sipas tij, Fazlliç në asnjë rast nuk ka kërkuar dhe nuk pasur asnjë lloj përfitimi nga fondet apo asetet publike të vendit. Në komunikatën për shtyp, Bogdani sqaroi se "Partia Demokratike informon shqiptarët se z. Fazlliç ka denoncuar në mënyrë të përsëritur si përpjekjet e Edi Ramës dhe ofertat e tij për të bashkëpunuar me të, ashtu edhe implikimin e ndonjë bashkëpunëtori të heshtur të Ramës në afera të dyshimta dhe trafiqe rajonale.
Berisha: Fazlliccin e sjell dhe në Kuvend
Opozita: Prokuroria të thërrasë Kryeministrin për t‘i marrë dëshmitë
Kuvendi është përfshirë dje në debate të ashpra në lidhje me biznesmenin boshnjak Damir Fazllicc. Opozita ka akuzuar Kryeministrin Berisha dhe disa nga ministrat e tij për lidhje korruptive me Fazllicc, ndërsa vetë Kryeministri nga ana e tij para gjithë deputetëve, ka pranuar se biznesmeni Fazllicc është një nga miqtë e tij dhe nëse opozita do, ai mund ta thërrasë atë për të dëshmuara në sallën e Kuvendit. Kryeministri ka vazhduar më tej me deklaratën e tij, kur ai ka mohuar të gjitha akuzat që janë bërë ndaj tij dhe ministrave për lidhje korruptive duke theksuar se nëse opozita do ta detyrojë të flasë atëhere do të jenë ata që do të kenë frikë dhe nuk do të dinë ku të futen. "Jam i detyruar të hesht", është shprehur Kryeministri se po fola gjërat do të jenë krejt ndryshme për gjithë opozitën.
"Unë kam shumë dosje, fotografi, filmime për të gjithë ju" është shprehur Berisha. Por deklarimet e Kryeministrit në sallën e Kuvendit janë vlerësuar si provokacione të ulëta nga deputetët e opozitës. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, tha se deklarata e Kryeministrit është një fyerje që i behet Parlamentit dhe një kërcënim i hapur. "Berisha le ta ftojë Fazllicc në Shqipëri, ne nuk nuk trembemi nga e vërteta", është shprehur Leskaj. "Të turpshme dhe të padenja për një Kryeministër", e ka vlerësuar deklaratën e Berishës edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Pëllumb Xhufi. I cili i ka kërkuar Kryeprokurores Ina Rama të thërrasë Kryeministrin Berisha në Prokurori për të depozituar të gjithë ato dëshmi që kryeministri paska për deputetët e Kuvendit. Sipas Xhufit, Fazllicc ka krijuar një rrjet kriminal në Shqipëri dhe për këtë prokuroria duhet të hetoje bindshëm. Qëndrimi i Leskajt dhe Xhufit është mbështetur dhe nga deputetët e tjerë të opozitës, si Bracce e Bello.
Deputeti Bracce, ka theksuar se ekzistojnë lidhje mes Fazllic dhe Kryeministri dhe ka deklaruar se opozita disponon fakte për këtë ccështje. Sipas tij, Fazllic ka lidhje me familjarët e Kryeministrit Berisha. Bracce ka renditur një sërë emrash të cilat sipas tij kanë bërë të mundur që Fazllicc të pastrojë paratë në Shqipëri dhe ka kërkuar hetimin e kësaj mega afere. Por deklaratat e Bracces dhe deputetëve të tjerë të opozitës, janë kundërshtuar me forcë nga deputetët e mazhorancës. Sipas Ferdinant Xhaferrit, opozita ka krijuar një skenar për këtë ccështje dhe po e paraqet atë në Kuvend. Sipas deutetit demokrat, reagimet e opozitës janë të qëllimshme për të nxirë imazhin e Shqipërisë. Po kështu është shprehur edhe deputeti Kollozi, Ccela dhe kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Astrit Patozi. Kundër lidhjeve të tij dhe të familjarëve me Fazllicc është shprehur edhe vëtë ministri i jashtëm, Lulzim Basha, i cili i është rikthyer foltores së Kuvendit pas një mungesë të gjatë.
Basha: Nuk kam lidhje me Fazllicc
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha ka vendosur dje të thyejë heshtjen duke iu dhënë përgjigje të gjitha akuzave të bëra nga opozita se ai dhe familjarët e tij kanë lidhje kriminale me biznesmenin boshnjak Fazllicc. Nga foltorja e Kuvendit ai ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza duke theksuar se ccfarë ka thënë opozita dhje kryetari i saj janë shpifje me qëllim mashtrimin e opinionit publik. Sipas Bashës, opozita ka gatuar me ngazëllim ccorbën e helmatisur të trillimit e cila prej vitesh dhe dekadash është specialitet i tyre.
"Fytyra e vrerosur e së keqes u shfaq përsëri sot para shqiptarëve duke mbllaccitur gënjështrën që vetë prodhoi dhe shpërndau me një infrastrukturë që do t‘ia kishte zili edhe vete Sigurimi i Shtetit", është shprehur Basha për kryetarin PS-së Rama. Më pas ai u ka dhënë përgjigje akuzave dhe shpifjeve që sipas tij janë bërë ndaj tij dhe familjarëve të tij. "Unë deklaroj me përgjegjësi të plotë se nga z.Fazllicc nuk kam marrë dhe nuk kam përfituar asnjë qindarkë nga fondet dhe asetet publike gjatë drejtimit tim të ministrive përkatëse. Po kështu pa paragjykuar liritë dhe të drejtën e ccdo kujt për të zhvilluar ndërmarjen ekonomike në Shqipëri, deklaroj se midis Fazllicc dhe meje, apo familjarëve të mi nuk është zhvilluar kurrë asnjë biznes i përbashkët dhe asnjë aktivitet ekonomik", është shprehur Basha. Duke iu drejtuar kreut të Ps-së, Edi Rama dhe deputetëve të opozitës, Basha ka theksuar se ende ata nuk kanë deklaruar se ccfarë ligji është shkelur se ccfarë vepre është konsumuar.
Ccdo pretendim i kundërt për sa më sipër, tha Basha, është i pavertetë. Më pas ai është ndalur tek sukseset e qeverisë dhe të tij si ministri, duke theksuar se Rama po kërkon të nxijë fytyrën e Shqipërisë nëpër botë. Basha ka theksuar se tashmë shqiptarët po ndahen nga e keqja, nga kriminelet e kapur me pushtetin që dhunon qytete dhe fshatrat rrugët dhe hapësirat publikë, fëmijët dhe prindërit tanë. Prej kohësh, ministri Basha ka qenë në qendër të sulmeve dhe akuzave të opozitës e cila e akuzon për shpërdorim fondesh dhe si shembull është sjellë rruga Durrës-Kukës. Për të cilën Basha ka deklaruar dje se ndihet krenar ashtu si të gjithë shqiptarët për ndërtimin e saj.
PS kërkon mocion me debat me kryeministrin
Grupi parlamentar i PS ka kërkuar dje një mocion për debat me Kryeministrin Berisha. Qëllimi i këtij mocioni është që Berisha të japë shpjegime për lidhjet e familjes se tij biologjike dhe asaj politike me personazhe te korruptuar ne Ballkan. Kjo kërkesë për mocion, ka ardhur pas ndalimit nga policia në Bosnje të Damir Fazllic, për të cilin opozita tha dje se ka kryer aktivitet të paligjshëm ekonomik në vendin tone, i ndihmuar nga njerëz të afërt të kryeminsitrit Berisha. Në seancën e djeshme parlamentare Kryeministri e ka mirëpritur këtë mocion duke theksuar se e mirëpret mocion dhe është i gatshëm të thërrasë edhe mikun e tij Fazllic të dëshmojë në Kuvend.
Gazeta: Shqip











