Olti Xhezo Do braktis gjithcka per Londren

Olti Xhezo:  Do braktis gjithçka për Londrën
Niseni drejt Londrës pasi fituat një bursë studimi. Si e imagjinoni jetën e re, që do të filloni atje?

Mendoj se do të jetë një eksperiencë e re, krejt ndryshe nga jeta që kam ndërtuar këtu.

Cilat janë angazhimet në televizion, që mund t’i keni lënë në mes?

I jam mirënjohës miqve të mi, Petri Bozo dhe Alda Bida, që më propozuan të bashkëpunoj me ta në projektin e radhës së “Deliart”, Miss Globe ‘08, por që fatkeqësisht nuk do mund të bëhem pjesë e kësaj eksperience për shkak të impenjimeve të mia në Londër.

Kënaqësitë e fundit, që po merrni nga Tirana?

Miqësia e mirë dhe familja ime.

Çfarë bëni për t’iu shmangur identifikimit me epitetin “misteri”, dhe cilat janë ambiciet tuaja në të ardhmen?

Jap maksimumin për të qenë një jurist i zoti, një mik i mirë dhe një njeri i rëndësishëm për shoqërinë. Nëse do arrij t’i kem të gjitha këto, le të më quajnë dhe Mister, nuk përbën problem.

Si mendoni, cila mund të ishte grinta e një djali të bukur, që të mund të ngrihej mbi pamjen e tij? Dhe si mund të dominojë në botën e televizionit, tani që konkurrenca është e fortë?

Mendoj së është e vështirë, të dalësh mbi paragjykimet e njerëzve dhe konservatorizmin e kësaj shoqërie. Durim dhe punë. Përsa i përket konkurrencës në botën e televizionit, ajo nuk më shqetëson. Unë kam karakteristikat dhe veçoritë e mia.

Kur morët pjesë në “Mister Albania”, objektivi i kameras fokusonte shikimin tuaj të mprehtë dhe të ngulitur. Në fakt sa imponues jeni si tip?

Mendoj se jam natyrë ngulmuese dhe disi imponuese, është e pjesë e karakterit tim të forte si dhe natyrës së profesionit, që më kërkon të jem i tillë, pse jo?

Nëse do të riktheheshit në kohë, përse do ta mendonit dy herë pjesëmarrjen një një konkurs bukurie?

Do të mendohesha dy herë për shkak të vështirësive që kam hasur për t’u pranuar në mjediset profesionale, të cilat nuk ishin aspak fleksibël ndaj zgjedhjeve të mia që jo detyrimisht janë të kundërta.

E keni vuajtur ndonjëherë imazhin e mashkullit të bukur?

Po, por mendoj se kam arritur ta thyej dhe këtë tabu, njerëzit nuk janë detyrimisht ose të bukur ose të zgjuar.

Ndalojmë pak tek jeta private. Keni të dashur?

Jo, nuk kam të dashur, iniciativa që po ndërmarr nuk më lë kohë fizike për t’ja kushtuar një lidhjeje të qëndrueshme shpirtërore.

Dukeni i rezervuar deri diku diskret, cili është tipi juaj në ma përshkruan?

Jam i rezervuar për personat e jashtëm, për ata që ndodhen brenda rrethit tim miqësor mendoj se jam relativisht i afrueshëm dhe i komunikueshëm.

Ndërkohë profesioni i vërtetë është ai i juristit. E ardhmja juaj cila do të jetë?

Pa diskutim në këtë drejtim, prandaj dhe po ndërmarr këtë iniciativë shkollimi. Për aq sa do më lejojë koha, do përpiqem të qëndroj aktiv dhe në biznesin e televizionit.

Për çfarë i thoni vetes: “Po duhet ta bëj, tani është momenti!”

Githçka që mendoj se ndërton karakterin apo të ardhmen.

Për çfarë i thoni vetes: “Hiq dorë më mirë!”

Çdo gjë që e kam me dy mendje.

Ju në jetë ecni me strategji, apo jeni i prirur të kapni momentin?

Më pëlqen të planifikoj gjithcka, edhe pse jo gjithmonë ja dal mbanë.

Si e mbani trupin në formë, dhe a ju tremb plakja?

Jam natyrë shumë sportive, praktikoj mjaft sporte duke filluar nga basketbolli, futbolli, noti, volejbolli, e kështu me rradhe. Plakja mbetet proçes fizik, dhe cdo njeri me logjike të ftohtë e të shëndetshme duhet ta pranojë si një cikël natyror të paevitueshëm, e jo të trembet prej saj.

Çfarë rëndësie ka dashuria apo seksi në jetë?

Unë jam natyrë pasionante, ndaj dhe dashurinë e konsideroj shumë të rëndësishme por edhe si rezultante e një sërë elementësh përbërës. Seksi mbetet padiskutim barometri në një lidhje.

Ju jeni pë stabilitet në dashuri, apo eksperiencat e shumta nuk duhet të mungojnë?

Unë jam natyrë e qetë përgjithësisht, e rregullt dhe që më pëlqen ta planifikoj të ardhmen, detyrimisht kam nevojë për stabilitet e qetësi, por që eksperiencat dhe aventurat herë pas here janë të nevojshme pasi i japin oksigjen një marrëdhënieje të shëndoshë.


PanoramaPlus

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama