Ardit Gjebrea ne pritje per t’u bere baba per here te dyte
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Nëpër intervista të ndryshme Arditi gjithmonë ka shprehur dëshirën për të pasur edhe një fëmijë tjetër, ndërkohë që Joni rritej duke u bërë një burrë në familjen Gjebrea, kështu që një fëmijë i vogël, dukej se mungonte në atë shtëpi. Mirëpo pohimi më i fundit i Gjebreas tek revista “Psikologji” ku ai tregonte se kishte arritur një ekuilibër, pas një momenti reflektimi, na bën të mendojmë se kjo periudhë i ka shërbyer për të vendosur përfundimisht ardhjen në jetë të një fëmije tjetër. Ai ka treguar gjithmonë që prioritet janë familja e tij, mamaja, bashkëshortja e i biri dhe një burrë si ai që sapo i ka kaluar të 40-at, mesa duket, më shumë se gjithçka, dëshiron një jetë të qetë e të stabilizuar, por edhe një familje të madhe.
DOBËSIA E ARDITIT PËR JONIN
Gjithmonë e ka thënë që Joni është gjithçka për të dhe tani që ai ka hyrë për 18 vjeç, i është bërë si shok. Me siguri jo vetëm Arditi dhe Anila, por edhe Joni po e përjeton me shumë gëzim një nga momentet më të bukura në jetën e tij, ardhjen në jetë të një vëllai ose motre të vockël.
NJË 20-VJETOR SI KY
Duket sikur Arditi dhe Anila e kanë bërë gjithçka të kalkuluar deri në detaje. Pasi ky fëmijë vjen pikërisht në kohën kur çifti Gjebrea mbush 20 vite njohje dhe siç është shprehur vetë kantautori, ai do të bënte një festë në fund të shtatorit, kohë kur ai së bashku me të shoqen u njohën dhe u dashuruan.
GJEBREA NE EKRAN ÇDO TË DIELË
Do të ndajë me teleshikuesit të gjitha të dielat në Tv Klan, një program që do të zgjasë rreth pesë orë dhe me siguri lajmin e ardhjes në jetë të bebit ka për të na e dhënë vetë ai nga ekrani pasi sipas disa përllogaritjeve i bie që fëmija të lindë në shkurt ose në mars të vitit 2009. E meqë jemi tek përvjetoret, edhe “Kënga Magjike”, këtë vit e ka të veçantë pasi mbush 10 vjeç. Gjebrea është një nga artistët më me famë jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe jashtë Shqipërisë. Kantautori i njohur tërheq vëmendjen e fansave të tij edhe gjatë kohës kur është me pushime jashtë shtetit, ku adhurues të të të gjitha moshave i kërkojnë autografe.
PanoramaPlus