“Unë kam qenë në 1972 (në fakt më 1970) për herë të parë në Tiranë... Në fakt, nuk është se mbaj mënd aq mirë ... Por mbaj mënd që nuk kishte makina. Kishte aq shumë njerëz në rrugë dhe në plazh. Varfër. Mbaj mënd që ishte një tren i vogël dhe i vjetër në plazh. ... Tani është një vend fare normal për mua për sa i përket zhvillimit. Dhe, përpiqet që të kapë nivele më të larta. Për sa i përket sot populli shqiptar është natyrisht një popull miqësor. Por, nuk mund të them se e njihja Shqipërinë ...”.
-Kush janë njerëzit e familjes suaj?
“Kam gruan dhe një vajzë, që është 15 vjeçe. Nga martesa e mëparshme kam dy fëmijë. Që janë tre. Gruaja merret me vajzën dhe me detyrimet ndaj saj kryesisht”.
-Për çfarë jeni shkolluar?
“Jam shkolluar për Pedagogji dhe Psikologji në Holandë”.
-Kush janë prindërit e Ari Hanit? Sa kanë ndikuar ata në karrierën tuaj?
“Mamaja jeton në Holandë dhe është mbi tetëdhjetë vjeçe. Ndërsa babai ka vdekur kohë më parë. Ai ka qenë një punëtor i zakonshëm në një fabrikë shumë të madhe. Ajo që mbaj mënd nga ai është se ka qenë një njeri me një horizont shumë të gjerë. Dhe e njihte si askush tjetër futbollin ...”.
Kur dhe ku jeni përfshirë me futbollin?
“Kemi pasur një klub shumë të mirë futbolli në qytetin e vogël ku unë kam lindur më Finstervolde në veri të Holandës, në të njëjtin vend ku kanë qenë edhe disa lojtarë të tjerë me karrierë ndërkombëtare ...”.
-Je një hero për qytetin tënd. Si e përjeton këtë ndjenjë?
“... Të themi një lojtar i madh. ... Nuk kam qejf që të flas për heronjtë ose për çfarëdo qoftë tjetër. Por e pranoj që njerëzit më njohin dhe më respektojnë shumë”.
-Keni një karrierë shumë të lidhur me futbollin. Më thjesht, kush është sot jashtë futbollit Ari Han?
“I thjeshtë. Them sërish se jam shumë i hapur. Jam shumë miqësor dhe kam shumë miq dhe..më pëlqen jeta”.
-Kush janë miqtë e tu më të afërt?
“Janë të njëjtët sërish. Kam akoma ata miq që kam pasur që para dyzetë e pesë viteve. Jam shumë besnik te miqtë dhe me këdo”.
A mban marrëdhënie me kolegët tuaj, që keni luajtur me Holandën?
“Jo nuk mbaj shumë kontakte. Ne kemi pasur marrëdhënie shumë të mira, kur kemi qenë në skuadër. Jemi ende shumë shokë me njëri-tjetrin ...”.
-Keni bërë vetëm një test të parë me Shqipërinë ... Si ju është dukur ekipi shqiptar?
“Unë e njoh Shqipërinë në futboll. Që të jemi të sinqertë, ne nuk jemi Anglia, Spanja ose Gjermania. Nga ana tjetër mua më pëlqen që të luaj me këta lloj lojtarësh të tillë, që kam në dispozicion, si p.sh. Lorik Cana ... Ai di shumë për lojën. Por ka dhe shumë lojtarë të tjerë që janë në Gjermani të cilët njësoj i vlerësoj, por që nuk janë si ai. Mua më pëlqen që të bashkëpunojnë dhe të funksionojnë si një ekip i vetëm. Dhe unë mendoj se Shqipëria ka lojtarë të mirë qoftë nga ana teknike dhe lojtarët tuaj kanë temperamentin tipik ballkanik. Ata nuk ndryshojnë shumë nga lojtarët rumunë, bullgarë etj”.
-Çfarë keni mundur të evidentoni në shpirtin e ekipit shqiptar...Si ju duk grupi që përzgjodhët... Shikoni elementë që ju inkurajojnë...
“Unë kam parë disa lojtarë me aftësi të vërtetë, që mund të luajnë futboll. Po, ata vërtetë luajnë shumë mirë dhe mua më pëlqen që të shikoj futboll këtu në Shqipëri. Është shumë zbavitës ... Por, i ngjan pak futbollit të rrugës. Nuk ka shumë organizim. Lojtarët herë pas here, me ato që shikojnë bëjnë gjëra shumë të mira, por në pjesën tjetër është e nivelit të dobët dhe më të dobët- nga ajo që kam parë. Në futbollin shqiptar, me atë që konstatoj është se nga e mira drejt jo të mirës ka një diferencë shumë të madhe. Dhe, në mënyrë që të rritet duhet që ajo të shkojë drejt këtij niveli të lartë dhe vetëm atëherë mund të flasin për një futboll të mirë. E theksoj se duhet që të harrohen gjërat e këqija”.
-Çfarë i mungon ekipit shqiptar, sipas pikëpamjes suaj...?
“Organizimi dhe mënyra sesi duhet që të lëvizin në fushë. Lë shumë për të dëshiruar”.
-Ju jeni shprehur i matur në lidhje me objektivat e ekipit shqiptar ...
“Mua më pëlqen që të punoj me futbollin. Veçanërisht më pëlqen që të punoj me atë që është lojtar dhe që mund të bëj më shumë, por jo vetëm nga ana teknike, por që mund të nxjerr diçka sa më të mirë prej tij. E përsëris jo thjesht mirë nga ana teknike sepse këtë ai e ka- por që të mendojë më shumë për futbollin dhe të ketë një pikëpamje tjetër për Futbollin, që do të luhet ...”.
-Mendoni se keni vendosur ura bashkëpunimi me ekipin kur ju kanë mbetur jo shumë ditë nga ndeshja me Suedinë?
“Jo shumë. Kjo për shkak të kushteve. Ju e dini që jemi stopuar për shkak të mosmarrëveshjes së strukturave të shtetit tuaj me FSHF-në ...”.
-Sa gjuhë flisni?
“Holandisht, kuptohet. Pastaj gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht”.
Kush është motoja juaj në jetë?
“Nuk e di. Por, më pëlqen që jeta ime të jetë optimiste dhe të jetë pozitive. E shikoj dhe e besoj shumë optimizmin ...”.
-Vini nga një vend ku filozofia sulmuese është gjithçka në futboll, a do mundeni ta përshtasni këtë për futbollistët shqiptarë?
“Në të ardhmen po. Por ajo që shikoj këtu dhe që duhet të bëhet është se ju duhet të punoni që të jeni të gatshëm. U kam thënë lojtarëve që gjëja më e mirë për ne është një mbrojtje shumë e fortë. Ndërsa ofensivë do të thotë një mbrojtje e hapur dhe kjo do të thotë që duhet të kuptohet kjo lojë- sesa mundesh ti realisht që të bësh ...”.
Gazeta: Korrier











