UPDATE/ Të "kuqtë" barazojnë në "frymën e fundit" ndaj bardhebluve duke i shpëtuar humbjes. Derbi mes Tiranës dhe Partizanit përfundoi me shifrat 2-2 mbrëmjen e së mërkurës në "Selman Stermasi". Kur pritej vërshëllima e fundit e arbitrit, Fili barazoi shifrat në minutën e 90+5´.
Fillimisht, Sukaj kaloi Partizanin në avantazh në minutën e 21´ të pjesës së parë. Euforia e të "kuqve" nuk zgjati shumë dhe Muça barazoi shifrat në 1-1 gjashtë minuta më pas.
Pjesa e parë u mbyll në barazim. Ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Bakaj përmbysi rezultatin në 2-1 duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Në minutën e 56´ të pjesës së dytë bardheblutë luajtën me 10 lojtarë. Ndëshkimi i Muçës me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Vilës në mesfushë, la Tiranën me një lojtar më pak.
Partizani shfrytëzoi rastin duke rrezikuar disa herë portën e bardhebluve, por pa konkretizuar.
Kur duheshin edhe pak sekonda nga përfundimi i ndeshjes, Fili shënon golin e barazimit duke i dhënë 1 pikë mjaft të vlefshme Partizanit. Ekipi i Agostinelit tashmë ndodhet 4 pikë ndaj Skënderbeut të vendit të parë.
Tirana - Partizani 2 - 2
Golat: Muça 28´ / Bakaj 47´, Sukaj 21´, Fili 90+5´
Minutat:
90+5´ Gooool! Shënon Fili! Një top i krosuar në zonën e rreptësisë, devijohet te Fili, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë me të majtën e tij.
90´ Futbollistët e Partizanit fitojnë një goditje dënimi pranë zonës së Tiranës. Gjuan Xhevahir Sukaj, topi devijohet në goditje nga këndi.
85´ Fili nis një aksion nga e majta, pason për Trashin që kroson te Raçiç. Ky i fundit godet me kokë, por ka vetëm rivënie fundore për Tiranën.
84´ Trashi ekzekuton një goditje nga këndi për Partizanin, por topi largohet nga Fukui.
81´ Fukui fiton një goditje dënimi pranë zonës së Tiranës. Fili ndëshkohet me karton të verdhë. Lika ekzekuton me të majtën, por goditja e tij përfundon jashtë kuadratit të portës së Partizanit.
79´ Tirana ekzekuton një goditje dënimi para portës së Partizanit. Topi krosohet në zonë, por pa rrezik për portën e Partizanit.
78´ Tjetër zëvendësim te Partizani. Bardhi futet në vend të Torasës.
70´ Rivënie anësore për Tiranën. Bardheblutë qarkullojnë topin në mesfushë, Fukui pason për Likën, por e humbin topin duke nisur futbollistët e Partizanit në kundërsulm.
68´ Zëvendësim te Partizani. Largohet Batha, në vend të tij Raçiç.
65´ Gomez ndëshkohet me karton të vërdhë pas një faulli në mesfushë.
64´ Futbollistët e Partizanit luajnë në gjysmëfushën e Tiranës. Trashi nis një aksion nga krahu i majtë, por topi ndalet nga bardheblutë.
60´ Zëvendësim te Tirana. Largohet Peçi, në vend të tij futet Deliaj.
56´ Muça ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhe pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Emiljano Vilës. Lë Tiranën me 10 lojtarë.
54´ Partizani ekzekuton një goditje nga këndi. Topi krosohet në zonë, Atanda godet me kokë, por pret Bakaj.
47´ Gooool! Elis Bakaj shënon golin e dytë për Tiranën.
Pjesa e parë
45+2´ Mbyllet pjesa e parë, Tirana - Partizani 1 - 1.
45´ Dy minuta shtesë në nga gjyqtari i katërt.
44´ Trajneri Daja afrohet te delegati i ndeshjes, proteston për provokime në fushë.
42´ Partizani ekzekuton një goditje dënimi në zonën e Tiranës. Gjuan Gomez, por ndërhyn Bakaj duke grushtuar topin. Gjyqtari vërshëllen një pozicion jashtë loje.
38´ Karton i verdhë për portierin Bakaj, i cili deli nga porta drejt mesfushës pas ndërprerjes së lojës nga arbitri për një faull.
36´ Fukui merr një top në zonën e Partizanit, kërkon të gjejë hapsira, por humbet aksioni ndalet nga të "kuqtë".
32´ Trashi nis një aksion nga krahu i majtë, godet, por topi pritet nga portieri i bardhebluve.
28´ Gooool! Shënon Gentian Muça. Një goditje dënimi në zonë dhe Muça nuk fal duke shënuar me kokë.
23´ Tifozët e Partizanit hedhin sende në fushë. Forcat e rendit shoqërojnë një zyrtar të stadiumit të Tiranës. Ndeshja ndeshja, zyrtarët e Partizanit kërkojnë ët qetësojnë tifozët.
21´ Gooool! Sukaj merr një top në qendër të zonës, shmang Beqajn dhe shënon me të majtën.
17´ Vila kroson një top në zonë për Trashin, Muça devijon topin në goditje nga këndi. Top i lërtë në zonë, Sukaj godet me kokë, por kapet në pozicion jashtë loje.
14´ Torasa merr një top nga krahu i djathë, kroson për Sukajn që gjuan me kohë, por topi përfundon mbi kuadratin e portës.
11´ Tensione mes trajnerit të Tiranës dhe gjyqtarit të katërt. Gjyqtari kryesor ndal lojën dhe paralajmëron Dajën të ruajë qetësinë.
09´ Partizani fiton një goditje dënimi pranë zonës së Tiranës. Sukaj godet fort me të majtën, por pret Evdan Bakaj.
06´ Vila nis një aksion nga krahu i djathtë, kroson në zonë, por topi ndalet nga bardheblutë.
04´ Futbollistët e Tiranës nisen në sulm, Karabeci nis një top për Bakajn, por ky i findit nuk arrinë ta kontollojë si duhet. Topin e nisin futbollistët e Partizanit.
01´ Topin e parë e nisin futbollistët e Tiranës.
FORMACIONET:
Tirana: Ed.Bakaj, Teqja, Muça, Gërçaliu, Hoxhallari, Peçi, Karabeci, Vucaj, Lika, El.Bakaj, Fukui.
Trajner: Ilir Daja
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Atanda, Ibrahimi, Filipe, Batha, Vila, Torasan, Trashi, Sukaj.
Trajner: Agostineli