Një respekt i madh për kundërshtarët tanë, por për ne rëndësi ka që SHBAtë janë sërish numri 1 në botë. Këtë e kam pritur prej katër vjetësh”. Edhe për Kobi Brajant, ka qenë një ndeshje perfekte. “Kjo fitore është më e rëndësishmja dhe më specialja nga të gjitha kampionatet që secili prej nesh ka fituar deri më tani. Ajo që ju patë duke luajtur është një skuadër e vërtetë. Thonë që lojtarët e NBA-së janë egoistë, por ne së bashku i përballuam të gjitha dhe arritëm një fitore të madhe”. Por edhe Pau Gasol është krenar për ndeshjen dhe për lojën e skuadrës së tij, duke pranuar meritat skuadrës kundërshtare. “Ata e morën shumë seriozisht këtë turne, ishin të uritur. Kishin një dëshirë të madhe për t’u renditur sërish të parët. Kanë treguar se formojnë skuadrën më e mirë e turneut, por iu desh shumë mund për ta arritur këtë”.