Ronaldo sshenon kurre San Siro makth i Realit

Ronaldo sshënon kurrë, San Siro makth i Realit

Të shtunën në mbrëmje, Reali dhe Atletiko do të luajnë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. real madrid atletikoKjo ndeshje historike do të zhvillohet në "San Siro", stadium i cili është një makth për "galaktikët". Gazeta e njohur "Marca" rendit disa nga arsyet.

Humbja e thellë

19 prilli i vitit 1989 ka qenë një nga netët më të errëta të futbollit madrilen në Europë. Në atë ditë, Reali i Madridit humbi 5-0 në "San Siro". Reali i Benhakerit u shkatërrua në atë kohë nga Milani i artë i Arrigo Sakit. Në atë kohë, luanin futbollistë si Barezi, Maldini, Ançeloti, Van Basten, Gulit dhe Rajkard.

Shumë ndeshje

Të shtunën, do të luhet ndeshja e 15-të e ekipeve spanjolle në Milano. Në asnjë prej këtyre rasteve, Reali i Madridit nuk ka arritur të largohet me triumf. "San Siro" ka qenë gjithmonë një makth për ekipin madrilen.

Statistikat

Reali i Madridit ka luajtur 11 ndeshje në Ligën e Kampionëve në stadiumin "San Siro". Në shtatë prej tyre ka pasur rival Milanin dhe katër herë Interin. Nga këto sfida, 8 kanë përfunduar me triumfin e ekipeve të Milanos dhe 3 në barazim. Madrilenët kanë shënuar vetëm 6 gola, ndërkohë që kanë pësuar 21. Përveç këtyre ndeshjeve, Reali ka luajtur 2 në Kupën UEFA dhe një në Kupën e Kupave.

Ronaldo s'shënon

Stadiumet në të cilat Kristiano Ronaldo nuk ka shënuar ende gol mund të numërohen me gishtat e dorës. Një nga ata stadiume është "San Siro". Ai ka luajtur 3 ndeshje të Champions-it në këtë stadium. Dy herë si lojtar i Junajtid dhe 1 herë si lojtar i Realit. Në 270 minuta nuk e gjeti asnjëherë rrjetën.

"Hat-trick" i Bejlit

Për Garet Bejl nuk do të jetë ndeshja e parë në Milano si futbollist i Realit, sepse më parë uellsiani ka luajtur me Totenhemin. Madje, nga ajo ndeshje ai u bë më i njohur se kurrë, pasi shënoi 3 gola kundër Interit. Megjithatë, zikaltrit fituan 4- 3. Benzema dhe barazimiKarim Benzema e ka shkelur stadiumin e Milanos kur luante me Lionin, por në atë ndeshje qëndroi në stol duke parë ekipin e tij të humbiste.

Me Realin ai ka shënuar një gol që shërbeu për t'i dhënë skuadrës barazimin përballë Milanit. Modriç, i vetmi fitimtarNga ekipi aktual i Realit, i vetmi lojtar që ka arritur të fitojë në Milano duke luajtur si rival është Luka Modriç. Kroati ishte pjesë e Totenhemit, kur këta të fundit fituan 0-1 përballë Milanit.

Të gjithë e mbajnë mend atë ndeshje kur Gatuzo shpërtheu ndaj trajnerit Xho Xhordan. Në ndeshjen tjetër që Modriç luajti në stadiumin e Interit, humbi pikërisht ndaj zikaltërve me rezultatin 4-3. Për skuadrën e Interit në atë kohë luante edhe Kovaçiç, që sot është pjesë e Realit.

Zidan si lojtar

Në pesë sezonet e tij me fanellën e Juventusit, Zinedin Zidan ka luajtur nëntë herë në Milano. Trajneri aktual i Realit të Madridit ka arritur vetëm 1 fitore në këtë stadium. Në atë kohë, bardhezinjtë mundën 1-6 Milanin. Zizu shënoi golin e dytë duke dërguar në rrjetë një penallti. Dueli me SimeonenZidan ka fituar vetëm 1 herë përballë Simeones. Diçka e tillë ndodhi në ndeshjen Juventus-Interi, ku ekipi bardhezi triumfoi 1-0 ndaj zikaltërve. Ndeshjet e tjera përfunduan 1 në favor të Simeones dhe 2 barazim. Këtë herë dy ish-lojtarët do të sfidojnë njëri-tjetrin si trajnerë.

Atletiko di të fitojë

Skuadra e Diego Simeones di shumë mirë se si fitohet në "San Siro". Diçka të tillë e ka arritur kundër Milanit me golin e Diego Kostës. Kjo është ndeshja e vetme që "Los Kolçoneros" kanë zhvilluar në stadiumin mitik, që do të presë finalen e Championsit.

Torres di të shënojë

Në nivel individual, stadiumi i Milanos i sjell fat sulmuesit Fernando Torres. Ai ka shënuar në këtë stadium si kundërshtar. Në Ligën e Kampionëve të vitit 2008 ai shënoi një supergol ndaj Interit. Torres gjithashtu ka luajtur me fanellën e Milanit.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama