Renditja e FIFA-s Shqiperia humb 3 pozicione zbret ne vendin e 25-te

Renditja e FIFA-s, Shqiperia humb 3 pozicione, zbret ne vendin e 25-te

Kombëtarja shqiptare ka humbur 3 pozicione në rënditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin gusht. Djemtë e De Biazit edhe pse nuk kanë zhvilluar asnjë takim në këtë muaj, përsëri kanë humbur pikë dhe tashmë e shohin veten poshtë Francës dhe Danimarkës.

Kuqezinjtë shijuan suksesin më të madh në këtë ranglistë muajin e kaluar duke u pozicionuar në vendin e 22-të para Francës, mirëpo në listën e re ata renditën në vendin e 25-të me 878 pikë. Shqipëria mund të përmirësojë këtë rënie nëse tregon sukses në përballjet me Danimarkën që zhvillohet nesër dhe asaj kundër Portugalisë në datën 7.

Në pesë vendet e para nuk ka ndryshime. E para është Argjentina ndërsa pas saj renditen Belgjika, Gjermania, Kolumbia dhe Brazili.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama