Presidenti i Federates te Serbise konfirmon ardhjen e Vucic Do te jete me ne ne Elbasan

Presidenti i Federates te Serbise konfirmon ardhjen e Vucic: Do te jete me ne ne Elbasan

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karaxhiç, ka konfirmuar se me ekipin kombëtar në Elbasan, në ndeshjen kundër Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian të vitit 2016, do të jetë edhe kryeministri Aleksandar Vuçiç.

“Me ne do të jetë edhe kryeministri Aleksandar Vuçiç, kështu që pranë tij nuk ka më frikë. Ai na dha një mbështetje shumë të fortë”, tha Karaxhiç duke qeshur. Sakaq ai shtoi: “Të gjitha shakatë mënjanë, kemi pasur një diskutim me përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme. Për çdo gjë është rënë dakord. Asnjë prej nesh, që do të shkojmë atje, nuk ka frikë për jetën e tij. Ne kemi garanci nga përfaqësuesit shqiptarë se çdo gjë do të jetë në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë shpresoj sinqerisht se do të ekzistojë “fair-play”-i dhe të zhvillohet një lojë e mirë futbolli”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama