Pengesa e re e Kukesit eshte portieri i kombetares austriake

Pengesa e re e Kukësit është portieri i kombëtares austriake

Robert Almer me shumë mundësi do të mbrojë katërkëndorin e Austrisë ë Vjenës ndaj Kukësit në "Elbasan Arena" këtë të enjte. Portieri titullar i përfaqësueses së Austrisë është kthyer te klubi i tij pas pushimeve dhe mendon se është gati për të luajtur kundër skuadrës shqiptare në një sfidë vendimtare.

Portugal Austria Euro_AP (11)

"Jam në gjendje të luaj, në 2-3 ditët e para ishte pak e vështirë. Por pak nga pak po kthehem në ritmin e stërvitjeve dhe gjithçka është në rregull", tha 32-vjeçari.

Duke pasur parasysh se Kukësi vuri seriozisht në vështirësi ekipin vjenezët, mediat austriake nuk kanë dyshime që Almer do të jetë në portë gjatë sfidës.

GEPA_full_7979_GEPA-12071564014-900x500

"Është e rëndësishme që të luajmë mirë ndaj Kukësit dhe pastaj të fitojmë ndeshjen e parë në kampionat", u shpreh Almer. Gjatë Euro 2016, ai u bë portieri i parë austriak i cili nuk pësonte gol në një ndeshje të një turneu madhor pas 32 viteve, arritje të cilën e regjistroi në barazimin 0-0 ndaj Portugalisë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama