Na falni ju zhgenjyem...

Na falni, ju zhgënjyem...


Sahit, sapo ke humbur garën tënde.. Si të thuash është një finish i hidhur edhe për gjithë sportistët e tjerë shqiptarë në këto lojera. Si ndihesh?

Ç’mund te them... Nuk arrita te fitoj nje medalje aq shumë të enderruar. Kam punuar jashte mase shumë, por nuk ia arrita dot. Më vjen shume keq që nuk munda te nderoj ashtu sic duhet veten time dhe te gjjithe shqiptaret.. E di që te gjithe i kishin shpresat tek une. Te me falin.. I zhgenjeva.

Cila mendon se ka qenë arsyeja që nuk fitove?

Kam patur nje demtim ne gjurin e djathe. Nuk mund te them se totalisht ky ka qene shkaku i humbjes, por ka ndikuar patjeter ne formen time fizike gjate gares. Pastaj, emocionet bejne te veten. Une jam ndeshur me fituesin e vendit te trete, pra mundesin qe morri te njejten medalje si une ne Kampionatin Boteror te Mundjes ne Azerbajxhan. Mundja nuk eshte sport i lehtë, as i parashikueshëm..

U ndeshe që në fillim me nje mundes të njohur ne botë.. Mos të beri kjo të ndihesh disi i frikesuar?

Nuk kam pse ta mohoj. Ne momentin kur u hodh shorti dhe pashe se kundershtari im do te ishte mundesi kirgistanez Bazar Bazarguruyev, nuk u ndjeva dhe shumë mirë. Është fitues si une i vendit te trete ne botë. Fati deshi që ai të fitonte ndeshjen. Tani nuk kam c’te bej me shume se kaq. Gjithcka mbaroi.

Ke humbur te treja raundet njera pas tjetres. Ka një shkak besojmë, që nuk arrite te fitosh te pakten nje raund...

Thashë se mundja është një ndër sportet më të vështirë në cdo kampionat. Jam ndeshur me një kampion dhe jo një mundës të dorës së dytë..

Pas kthimit në atdhe, cfarë ke menduar të bësh?

Dua të kaloj disa kohë pushime me familjen time. Tjetër është edhe trajtimi mjekësor që më duhet të bëj për gjurin. Por në fillim, thjesht, dua të shijoj pak pushime me familjen.

Njëë mesazh për ata shqiptarë që kanë ndjekurSahitin dhe përfaqësuesit e tjerë në Pekin 2008, nëpërmjet mediave?

Të na falin që nuk arritëm të fitojmë një medalje. Falenderim për mbështetjen morale që na kanë dhënë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama