Kombetarja humbet vende ne renditjen e FIFA-s

Kombetarja humbet vende ne renditjen e FIFA-s

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 7 pozicione në renditjen e FIFA-s për tetorin. Në klasifikimin e publikuar të enjten nga ueb-faqja zyrtare e “qeverisë” botërore të futbollit, kuqezinjtë e shohin veten në pozitën e 32-të. Me 878 pikë, ekipi ynë përfaqësues gjendet mes Ekuadorit dhe Hungarisë, duke lënë pas skuadra si Norvegjia, Turqia, Greqia apo Suedia.

Sa u takon vendeve të sipërme, Argjentina vazhdon të udhëheqë ndërkohë që Gjermania i merr Belgjikës pozitën e dytë. Me fitoren në Tiranë, Portugalia ngjitet e katërta duke zbritur Kolumbinë një shkallë më poshtë. Spanja ngjitet e gjashta duke i zënë vendin Brazilit, ndërsa dhjetëshja e parë mbyllet me Uellsin, Kilin dhe Anglinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama