Foto Shkemben makinen me nje bilete per Shqiperi-Serbi

Foto: Shkemben makinen me nje bilete per Shqiperi-Serbi

Një tifoz i Kombëtares së Shqipërisë që nuk ka arritur të sigurojë një biletë për në “Elbasan Arena”, është duke tentuar me çdo kusht që t’a gjejë një të tillë.

Mbështetësi i Kombëtares “Kuq e Zi”, ka vendosur në shkëmbim veturën e tij me një biletë për ndeshjen Shqipëri -Serbi, në “Elbasan Arena”.

“E ndërroj me biletë stadiumi”,- shkruan në letrën e vënë në veturë nga personi i interesuar.

Dëshira për të qenë në “Elbasan Arena” e ka shtyrë në gjeste të tilla të rralla.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama