Felps-Çavic lufte SHBA-Serbi

Felps-Çaviç, luftë SHBA-Serbi
 Botuesit e faqes në internet, kërkojnë edhe organizimin kokë për kokë midis Majkël Felpsit e Milorad Çaviçit. Sipas tyre, dy notarët nuk duhet të paguhen për garën dhe të ardhurat të shkojnë për bamirësi. Sipas kësaj faqeje në internet, Majkëll Felsp nuk e nisi garën siç duhet. Në 50 metrat e para ai ishte i shtati në 8 pjesëmarrësit e garës.



Milorad Çaviç udhëhoqi garën nga fillimi, përfshirë edhe 50 metrat e para. Në fund të garës Felps ishte afër Çaviçit, por pa e mundur atë. Sytë e të gjithë shikuesve në qendrën ujore të Pekinit, por edhe të milionave në të gjithë botën, panë qartësisht se Milorad Çaviç ishte i pari që kishte prekur paretin kufizues të pishinës. Pamjet televizive paraqitën edhe trajnerin e Felpsit, Bob Bouman, që mërmëriste me keqardhje. Por “ai ia mori atij”, që sipas 100thofasecond.com, (mbështetëse e zjarrtë e serbit), do të thotë se Çaviç e mundi Felpsin. Duke u bazuar në disa argumente, ata mendojnë se është pikërisht notari serb që ka fituar. Sipas faqes në internet, nëna e Felpsit në konfuzion e sipër kishte ngritur dy gishta lart, që do të thotë se djali i saj kishte dalë i dyti. Edhe vetë Felps, në sekondat e para pas përfundimit të garës dukej se e kishte humbur atë. Por, pikërisht në këtë kohë ndodhi diçka. “Mbajtësi zyrtar i kohës i garës, kompania “Omega”, tregoi se Felps kishte fituar garën me 0.01 sekonda. Kjo do të thotë se ishte 1 të qindta e sekondës dhe kjo është diferenca më e vogël e lejuar në një garë zyrtare noti. Sipas faqes, orëmatësi “Omega”, kishte përcaktuar se Majkëll Felps e kishte fituar këtë garë me 0.01 sekonda. Akuzat vazhdojnë për “Omegën”, duke qenë se ajo është sponsore e Felpsit që nga viti 2004.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama