Arlind Ajeti te Pescara ne Janar?!

Arlind Ajeti te Pescara ne Janar?!

Arlind Ajeti është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në pjesën e pasme të kofshës së djathtë dhe pasi u rikthye në stërvitje me Torinon pas një muaji e gjysmë mungesë.

Lojtari do të jetë pjesë e skuadrës për sfidën e së hënës ndaj Palermos. Por, ndërsa pret debutimin me “granatat” në Serinë A, emri i 23-vjeçarit vazhdon të lakohet në merkato. Konkurrenca e madhe në mbrojtjen e Torinos dhe dy dëmtimet që e kanë penguar kuqeziun në këtë start të sezonit, e kanë bërë Pescara-n të besojë se mund të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

“Delfinët” kanë nisur të mendojnë për përforcimet e merkatos së dimrit, ku synojnë afrimet e një sulmuesi dhe një mbrojtësi. Alternativa e preferuar në repartin difensiv mbetet pikërisht Ajeti, pavarësisht dy tentativave të dështuara të mëparshme.

Pescara kërkoi ta afronte mbrojtësin shqiptar kur ai luante ende te Frosinone dhe nuk e kishte ndërprerë kontratën me klubin e mëparshëm, ndërsa tentativa e dytë dështoi në ditën e fundit të merkatos së verës, me skuadrën e rikthyer në elitën e futbollit italian që humbi garën me Torinon.

Drejtuesit e Pescara-s mbajnë kontakte të vazhdueshme me Torinon, për të vlerësuar në pas dy muajve e gjysmë mund ti dhurojnë trajnerit Massimo Oddo një alternativë cilësore në qendër të mbrojtes.

Aktualisht në radhët e skuadrës abruceze luajnë tre futbollistë kuqezi, mesfushori Ledian Memushaj që mban shiritin e kapitenit, sulmuesi në pronësi të Interit, Rey Manaj dhe mbrojtësi i Kombëtares së 19-vjeçarëve, Leonardo Maloku./SuperSport


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama