Zhak Rozhe qorton Bolt ki respekt per rivalet!

Zhak Rozhe qorton: Bolt, ki respekt për rivalët!
Respekti

Ajo që nuk i ka pëlqyer më shumë Rozhesë në sjelljen e Bolt në metrat finalë të garës së 100 metrave, ka qenë momenti kur xhamajkani nisi të festojë para se të mbërrinte në finish. “Unë e kuptoj shumë mirë gëzimin, por mund ta manifestonte atë në një formë tjetër. Dukej sikur donte t’u thoshte të tjerëve: “hajdeni e më kapni në mundshi”. Spektaklet e tij në fund të garës nuk janë aspak problem, por një shtrëngim dore apo një rrahje në shpatulla pas garës këto janë gjeste që mund t’i bëjë”, ka përfunduar kreu i CIO-s.

Hero

Ndërkaq në Xhamajkë Usain Bolt është kthyer në një hero kombëtar. “Ai i ka dhënë nder emrit të Xhamajkës në të gjithë botën”, ka thënë Olivia Grange, ministrja e Sportit në Xhamajkë. “Jo vetëm që e ka çuar atletikën tonë në krye të listës së më të mirëve, por ka ngritur lart ndërgjegjen dhe kulturën xhamajkane në botë. Sipas ministres, rëndësia e Bolt për vendin mund të jetë e krahasueshme me atë të aktivistes Markus Garvei, apo me Bob Marleit”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama