Vonesat ne FIFA Bunjaki aludon per sabotim nga Shqiperia

Vonesat në FIFA, Bunjaki aludon për sabotim nga Shqipëria

Vonesat në dorëzimin e dokumentacionit në FIFA ka bërë që 5 futbollistë që kalojnë nga kombëtarja shqiptare, te ajo kosovare, të mbeten deri në ditën e fundit në dyshim. Duket se në Kosovë, për këtë situatë të gjithë drejtojnë gishtin e akuzës nga Shqipëria, me trajnerin Albert Bunjaki i cili ka konfirmuar se si është situata aktuale.

kosova

"Ka pasur vonesa prej FSHF-së në dërgimin e dokumenteve në FIFA. Vetëm lojtarët që kanë përfaqësuar Shqipërinë rrezikojnë të mos luajnë nesër. Por, shpresoj se nesër kemi me marrë përgjigje pozitive nga FIFA", janë fjalët e Bunjakit, sipas gazetës "Express".

Kjo e fundit raporton gjithashtu nga burime pranë Federatës Kosovare, se dokumentacionet e FSHF për lojtarët Herolind Shala, Milot Rashica, Samir Ujkani, Amir Rrahmani dhe Alban Meha kanë qenë të paplota dhe kjo është një nga arsyet se po ndodh një vonesë e tillë në përgjigjen e FIFA-s për lejekalimin e tyre.

Deklarata e Bunjakut duket pak e çuditshme, duke kujtuar se vetëm pak ditë më parë, ishte vetë trajneri i cili deklaroi në konferencë për shtyp se nuk kishte pengesa nga Shqipëria dhe se edhe ajo e fundit, për Amir Rrahmanin, ishte zgjidhur.

"Panorama Sport Online" u mundua të kontaktonte me FSHF rreth këtyre akuzave të fundit, pa marrë përgjigje.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama