Trashi dhe Daja Duhet te bejme kujdes ndaj Terbunit

Trashi dhe Daja: Duhet të bëjmë kujdes ndaj Tërbunit

Lorenc Trashi dhe Asion Daja kanë dalë në një konferencë për shtyp për të folur në prag të ndeshjes të radhës që të kuqtë do të luajnë ndaj Tërbunit. daja trashiTë dy lojtarët janë shfaqur optimistë dhe theksojnë që duhet të bëjnë kujdes me kundërshtarin, i cili i krjoi vështërsi në takimin e fazës së tretë në Pukë.

TRASHI: Nuk duhet të harrojmë që me Tërbunin hasëm shumë vështirësi në takimin e fazes së 3-të që zhvilluam në Pukë , ndaj këtë përballje e kemi vlerësuar maksimalisht për ta fituar, pasi tashmë nuk na lejohet më asnjë hap falls. Edhe Tërbuni do të ketë të njëjtin vlerësim si të gjithë kundërshtarët e tjerë. Suksesi i merituar që arritëm në Kukës ishte një tjetër sinjal i fortë për Skënderbeut duke i treguar se ne jemi aty dhe do të bëjmë maksimumin për tia rrëmbyer titullin këtë sezon. Ne nuk presim dhurata nga asnjë skuadër ndaj do të vazhdojmë luftën siç kemi bërë dër më tani të marrim çdo ndeshje me forcat tona ndaj edhe nga Tirana nuk presim asnjë dhuratë.

DAJA: Me Tërbunin do të kemi përqëndrim maksimal pasi kjo skuadër e tregoj edhe ndaj Skënderbeut që mund të të ndëshkoj në çdo moment . Të shtunën synojmë vetëm fitoren ndaj Tërbunit, më pas do të mendojmë për derbin ndaj Tiranës. Kampionati po i drejtohet fundit dhe tashmë të gjitha skuadrat kanë shpenzuar shumë. Fitorja e arritur në Kukës na konfirmoj që jemi një ekip për kampion, pasi në atë ndeshje kemi treguar karakterin e vërtet të skuadrës madje duke luajtur edhe me një lojtar më pak. Përpara se të luamë në Korçë kemi përpara akoma ndeshje ndaj ne duhet të mendojmë të fitojmë të gjitha sfidat e mbetura në mënyrë që në takimin ndaj Skënderbeut të shkojmë sa më komod përsa i përket diferencës së pikëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama