Trajneri i portiereve te Partizanit Alban Hoxha si Federiko Marketi

Trajneri i portierëve të Partizanit: Alban Hoxha, si Federiko Marketi

Ndonëse të gjithë njohin më shumë Adolfo Sormanin si italianin e stafit teknik të Partizanit, në prapaskenë ndodhet edhe një italian tjetër jo shumë popullor. Bëhet fjalë për trajnerin e portierëve, Mario Kapeçe, të cilit "La Stampa" i ka kushtuar një shkrim të veçantë mbi karrierën e tij, duke i marrë dhe një prononcim për punën e tij aktuale te ekipi i Partizanit.

Untitled-4

Me një karrierë mjaft të pasur në Itali në trajnimin e portierëve, Kapeçe ka kaluar në duart e tij emra të mëdhenj portierësh italianë si Mirante apo Marketi. Tashmë fatin për t'u stërvitur nga ai e kanë portierët e Partizanit, dhe kryesisht portieri Alban Hoxha, i cili para disa javësh bëri bujë me paraqitjen e tij në Hungari ndaj Ferencvarosh në takimin e kthimit të turit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku priti 3 penallti të kundërshtarit dhe shënoi gjithashtu njërën për ekipin e tij.

Alban-Hoxha (2)

"Albani na bëri të jetonim një natë fantastike, të rrallë në futboll. Gjithmonë u them portierëve të mi të luajnë me kurajë dhe të ndjekin instinktin, siç bëri dhe Albani. Ai është po aq i fuqishëm sa Marketi dhe ka lëvizjet e Pedrinës", ka thënë Kapeçe.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama