Tirana Smajli drejt divorcit largimi i pare ne merkato

Tirana, Smajli drejt divorcit, largimi i parë në merkato

Dritan Smajli është drejt "divorcit" me klubin Tirana. Edhe pse ka një tjetër vit kontratë me bardheblutë, duket se largimi i mbrojtësit do të jetë i parakohshëm nga kryeqytetasit. smajliBurime për "Panorama Sport" pranë lojtarit konfirmojnë se kthim pas nuk ka, duke qenë se mes palëve tashmë kanë nisur negociatat për të zgjidhur marrëveshjen me mirëkuptim. Brenda pak ditëve pritet që të zhvillohet një takim mes lezhjanit dhe drejtuesve më të lartë të klubit, për të mbyllur bashkëpunimin 1-vjeçar. Kujtojmë që lojtari i linjës së djathtë u vesh bardheblu me fillimin e sezonit 2015-2016, teksa nënshkroi për dy vite. Ai, nga 36 javë kampionat, ka luajtur vetëm 26 ndeshje, duke u aktivizuar në total për 2214 minuta. Smajli gjatë kësaj kohe ka shënuar një gol (atë në Shkodër) dhe është ndëshkuar me 5 kartonë të verdhë.

Kujtojmë që pati një moment "krisjeje" mes mbrojtësit dhe Tiranës gjatë fazës së tretë, megjithatë gjithçka u zgjidh pas takimit që vetë presidenti Refik Halili zhvilloi me lojtarin dhe një gjobe prej 500 mijë lekësh (të vjetër) që iu vendos për thyerje të disiplinës. Nga sa mësohet, është vetë futbollisti ai që do t'i japë fund aventurës në kryeqytet, ndërsa fjala e fundit tashmë i mbetet klubit. Por gjasat janë që Tirana të mos bëhet pengesë, ndaj në ditët e ardhshme e vetmja gjë që mbetet është palët të shtrëngojnë duart dhe ta mbyllin këtu bashkëpunimin sezonal.

Nëse Dritan Smajli largohet, Tirana do të jetë e detyruar që menjëherë të hidhet në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për të kompletuar këtë krah. Kujtojmë që veç lezhjanit, edhe lojtari tjetër i linjës së djathtë, sipas të gjitha gjasave, nuk do të rinovojë. Flasim për Dorian Kërçikun, të cilit i skadon kontrata në fundin e muajit maj. 22-vjeçari do të udhëtojë jashtë vendit në ditët e ardhshme, konkretisht në Austri dhe Kroaci për t'iu nënshtruar dy provave. Strum Graz dhe Slaven Belupo janë ekipet që kanë shfaqur interes për të.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama