Spanjolli Rafa Benitez është nën një presion të lartë pas humbjes dërrmuese të Real Madridit nga Barcelona me rezultatin e thellë 0-4 në “El Clasico” të zhvilluar të shtunën. Mediat spanjolle, por jo vetëm janë duke qarkulluar emra të shumtë si pasues të tij në stolin e “mbretërorëve”. Emra të ndryshëm janë duke u lakuar për stolin e ekipit, por kandidati më serioz për të pasuar Benitez është Zinedine Zidane, i cili udhëheq ekipin e Real Madrid B.
Përveç Zidane, kandidat për ta marrë drejtimin e Realit janë edhe: Mauricio Pochetino, Vicente Del Bosque, Antonio Conte, Victor Fernandez, Aitor Karanka, Diego Simeone, Andre Villas-Boas, Jose Mourinho, Julen Lopetegui dhe Ronald Koeman.