Serbia merr vendim te cuditshem para ndeshjes me Shqiperine

Serbia merr vendim te cuditshem para ndeshjes me Shqiperine

Përfaqësuesja e Serbisë nuk do të zhvillojë asnjë seancë të zakonshme stërvitore para ndeshjes me Kombëtaren shqiptare. Serbia tërësisht e izoluar në Shqipëri. Kombëtarja serbe do të mbërrijë në Tiranë nën masa të rrepta sigurie dhe madje nuk do të zhvillojë as dhe një seancë stërvitore në tokën shqiptare.

Sipas “Sport News”, ekipi serb do të evitojnë madje dhe stërvitjen e zakonshme përpara sfidës, duke mënjanuar jo vetëm “Elbasan Arenën” por dhe “Qemal Stafën”.

Serbia pritet të mbërrijë në kryeqytet në orën 17:50 të kësaj të mërkure dhe autobusi i vënë në dispozicion të serbëve do të presë këtë përfaqësi që në momentin e zbritjes nga avioni ndërsa dalja do të bëhet nga porta VIP, që do të jetë nën masa të rrepta sigurie.

Ndërkohë që në momente të caktuara do të ketë dhe bllokime të segmentëve të caktuar rrugorë si pasojë e masave të marra për ruajtjen e Kombëtares Serbe.

Përfaqësuesja serbe do të akomodohet në Hotel Sheraton, ndërkohë që në orën 19:30 kanë programuar konferencën për mediat, por jo në Hotelin ku do të qëndrojnë por në Hotel Rogner dhe stafi teknik dhe lojtarët që do të dalin përpara mediave do të shoqërohen nga një makinë e posaçme dhe forca të shumta të rendit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama