Problemet Sukaj mund te lihet pushim ndaj pukjaneve

Problemet, Sukaj mund të lihet pushim ndaj pukjanëve

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj është njeriu i momentit te skuadra e Partizanit. Lojtari ka arritur të shënojë golin e fitores në ndeshje ndaj Tërbunit, duke bërë që skuadra të vazhdojë garën për titullin kampion. sukajPor, në atë sfidë, lojtari ka sakrifikuar shumë, pasi kishte probleme dëmtimi. Rikuperimi i Sukajt nuk është ende i plotë dhe stafi teknik mund të mos rrezikojë aktivizimin e tij në takimin ndaj Tërbunit, në mënyrë që lojtari të jetë gati për derbin me Tiranën.

Në stërvitjen e djeshme te të kuqtë kanë munguar Fejzullahu dhe Batha, të cilët janë lënë pushim nga drejtuesit. Dy lojtarët janë të pezulluar me kartonë për ndeshjen ndaj Tërbunit, ashtu siç është edhe Alban Hoxha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama