PSG Gati 520 milione euro per te pushtuar Evropen

PSG: Gati 520 milione euro per te pushtuar Evropen

Në ligën franceze dihet që PSG është kthyer në një superfuqi prej vitesh. Tashmë klubi i kryeqytetit kërkon të triumfojë edhe në Champions League, një ëndërr e vjetër e francezëve.

Mbi bazën e një bilanci të stabilizuar, klubi i sheikut është duke planifikuar një sulm për të pushtuar Evropën. Sipas së përditshmes L’Equipe, PSG do të futet vrullshëm në merkato gjatë verës së ardshme, dhe pritet të mos të ketë probleme as me ‘fair play’ financiar.

Pra si përfudnim, Parisi po përgatitet të ‘hapë zjarr’ gjatë verës. L’Equipe tregon se PSG ka 520 milionë euro në gatishmëri për verën e ardhshme, 300 nga të cilat do të përdoren vetëm për të transferuar lojtarë të rinj në mënyrë që të fitojnë Champions League.

Por cilët janë këta lojtarë të rinj? Thuhet se lista ka emra si Neymar, Ronaldo dhe Lewandowski, për të cilin hamendësohet se francezët tashmë kanë bërë një ofertë 100 milionë euro.

Të paktën një yll ata e kanë në ekip, dhe ai quhet Zlatan Ibrahimovic. Klubi mesa duket nuk ka ndërmend të privohet nga suedezi dhe kërkon t’i zgjasë kontratën. Gazeta Le Parisien raporton se nëse Zlatan do të rinovonte, do të përfitonte 1,5 milionë euro në javë, gati dyfishi i asaj që fiton tani./Telesport


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama