Olimpiada Shkurt

Olimpiada Shkurt
ZHAK ROZHE

Për presidentin e Komitetit Olimpik, Zhak Rozhe, momenti më i bukur i Lojërave të Pekinit dhe medalja e vërtetë e artë është kur pas shpërthimit të konflikti Rusi-Gjeorgji, atletet e vendeve përkatëse u përqafuan në pod, duke dhënë një mesazh vëllazërimi. Edhe lufta kundër dopingut ka qenë një nga temat e Olimpiadës. “4 vjet më parë u gjetën 26 pozitivë, këtë vit vetëm 6. Jemi përmirësuar”.

“AMNESTY INTERNATIONAL”

Pekin 2008 nuk ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, por një dështim përsa i përket çështjes së të drejtave të njeriut. Kjo është deklarata e “Amnesty International”, në të cilën shpjegohet se aktivistët që donin të manifestonin në mënyrë paqësore gjatë Lojërave janë “trembur” nga policia dhe ata që nuk janë larguar, janë arrestuar, pavarësisht se nuk kishin kryer asnjë krim.

ATLETIKË

Afrika është padronia e maratonës për meshkuj. Një dominim që nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga ana e atletëve evropianë, apo të kontinenteve të tjera. Podi është i gjithi i tyre, ashtu siç ka ndodhur edhe në Sidnei 2000. Medalja e artë është fituar nga keniani Samuel Kamau Ëansiru (me rekordin olimpik 2h06‘32“), i ndjekur nga marokeni Gharib dhe etiopiani Kebede.

VOLEJBOLL

Skuadra franceze ka fituar medaljen e artë në turneun olimpik të volejbollit në Lojërat e Pekinit. Në finale francezët kanë mundur skuadrën e Islandës me rezultatin 28-23. Ndërkaq, medalja e bronztë i ka shkuar skuadrës spanjolle, e cila në finalen për vendin e tretë është ndeshur dhe ka mundur skuadrën e Kroacisë me rezultatin 35-29.

BOKS 81 KG

Kinezi Zhang Xiaoping ka fituar medaljen e artë në kategorinë e peshave 81 kg në disiplinën e boksit në Lojërat Olimpike të Pekinit. Në finale kinezi Zhang ka mundur irlandezin Keny Egan, i cili pas kësaj ka fituar medaljen e argjendtë. Ndërkaq, medalja e bronzit është fituar nga Toni Jeffries për Anglinë dhe Yerkebulan Shynaliyev për Kazakistanin.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama