Nga Manchesteri i cmendur tek Juve dhe Inter 10 skuadrat qe kane shpenzuar me shume

Nga Manchesteri i cmendur, tek Juve dhe Inter, 10 skuadrat qe kane shpenzuar me shume

City i paarritshëm me 214 milionë euro të investuara këtë verë, pastaj United dhe Atletico Madrid përpara Juventusit. Edhe Interi kalon kuotën e 100 milionëve.


Manchester City: 214 milionë

I paarritshëm. Manchester City ka investuar 210 milionë euro në merkato. Blerja më e shtrenjtë është De Bruyne nga Wolfsburg për 74 milionë. Pastaj Sterling, kushtoi 69 milioni, Otamendi 45, Delph 11,5, Unal 2,8 e Roberts 2,8 (me bonuse mund të arrijë deri 11,5).

 

Manchester United: 160,5 milionë

Van Gaal ka shpenzuar 160,5 milionë: 60 (plus 20 bonus) për 19-vjeçarin Martial në ditën e fundit të merkatos, 35 për Morgan Schneiderlin, 27,5 për Depay, 20 për Schëeinsteiger, 18 për Darmian, Sergio Romero me parametër zero.

 

Atletico Madrid: 126 milioni

Në vendin më të ulët të podit është Atletico Madrid me 126 milionë euro investime, shpenzim i arritur edhe falë shitjeve të arta si Arda Turan dhe Miranda. Blerja më e shtrenjtë ishte Jackson Martinez (35 milionë), më pas 25 për Savic, 20 për Carrasco, 20 për Vietto, 16 për Filipe Luis, 10 për Mensah.

 

Juventus: 123,5 milioni

Edhe Juventusi zë një vend nderi në këtë listë, që ka shpenzuar 123 milionë euro, edhe falë 37 milionë eurove të marra nga shitja e Vidal tek Bayner Mynih. Blerja më e shtrenjtë ishte Dybala, i paguar 32 milionë euro nga Palermo. Më pas 26 për Alex Sandro, 19 për Mandzukic, 18 për Zaza, 12,5 për Lemina (por për këtë sezon numërohen vetëm 2 milionë euro), 11 për Hernanes, 1,5 për marrjen e borxh të Cuadrados dhe në llogarinë e kësaj vere duhen shtuar edhe 14 milionë eurot të dhëna Udinezes për Pereyra.

 

Valencia: 122 milionë

Pas Atleticos, sërish një skuadër spanjolle. Është Valencia protagoniste e kësaj merkatoje me një paketë investimesh. Blerja e detyruar Rodrigos nga Benfika (borxh sezonin e kaluar) kushtoi 30 milionë euro, më pas Negredo 28, Abdennour 25, Andre Gomes 15, Joao Cancelo 15, Santi Mina 10, Ryan 7, Rodriguez 2.

Paris Saint Germain: 116 milionë

Godija e madhe për Paris Saint Germain këtë verë është padyshim Di Maria nga Manchester United për 63 milionë  që bëri të rritej shuma e shpenzimeve të parizienëve në 116 milionë. Shpenzime të tjera: Kurzaëa 25, Aurier 10 (blerë vitin e kaluar, por pagesa u bë këtë verë), Trapp 9,5, Stambouli 8,5.

Liverpool: 108,5 milionë

Liverpool ka shpenzuar 108,5 milionë: Benteke erdhi për 46,5, pastaj Firmino për 41. Në listën e blerjeve të reja janë edhe Clyne (17) dhe Gomez (4).

Inter: 100,2 milionë

Dita e fundit e merkatos i lejoi Interit të kalonte murin e 100 milionëve: Kondogbia, kushtoi 30, ishte blerja më e shtrenjtë. Pastaj erdhën Perisic (16), Jovetic (15), Miranda (13), Felipe Melo (3), Ljajic (2), Telles (1,5) e Montoya (1). Një revolucion me 8 zero.

Real Madrid: 89,5 milionë

De Gea nuk erdhi, por Real Madridi i ri i Rafa Benitez kalon kuotën e 90 milionë eurove shpenzime. Operacioni më i shtrenjtë ishte blerja e Kovacic nga Inter për 35 milionë, pastaj 31,5 për Danilo, 6 për Casilla, 5 për Vallejo, 3,5 për Asensio (pastaj i dhënë borxh), një për Lucas Vazquez.

Bayern Mynih: 86 milionë

Blerja më e shtrenjtë e Bayernit këtë verë është padyshim  Arturo Vidal, i marrë nga Juventus për 37 milioni. Pastaj janë Douglas Costa për 30 milioni, nga Juve edhe Coman (7 milionë, që mund të bëhen 28 pas dy vitesh) Kimmich për 8,5 dhe Ulreich për 3,5.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama