Konte debuton me fitore Kosta shpeton Çelsin ne limite (VIDEO)

Konte debuton me fitore, Kosta shpëton Çelsin në limite (VIDEO)

Diego Kosta i dhuroi tri pikë të vlefshme Çelsit në ndeshjen e fundit të Javës së Parë të Premier Ligës.

1471292005562_lc_galleryImage_Eden_Hazard_of_Chelsea_ceNdeshja e luajtur mbrëmjen e së hënës mes Çelsit dhe Uest Hemit përfundoi me rezultatin 2-1. Pjesa e parë në "Stamford Bridge" u mbyll në barazim 0-0 dhe tri golat e këtij takimi u realizuan në 45´ e dyta.

Fillimisht Hazard kaloi vendasit në avantazh në minutën e 47´ të lojës me 11-metërsh, ndërsa Kollins barazoi shifrat në minutën e 77´.

Diego Kosta

Diego Kosta

Kur pritej vëshëllima e fundit, Kosta shënoi golin vendimtar në këtë sfidë duke i dhënë tri pikët e para për këtë sezon Çelsit.

Konte-celsi

Konte me Celsin

Kjo ishte edhe ndeshja e parë e Antonio KOntes ne Premier Ligë. Italiani drejtoi "axurrët" në finalet e Europianit dhe pak javë më parë mori zyrtarisht drejtimin e bluve.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama