Iker Casillas deklarata te renda per Realin

Iker Casillas, deklarata te renda per Realin

Largimi nga Reali i Madridit ishte si një clirim për të. Iker Casillas tregon arsyet se përse zgjodhi ti jepte lamtumirën skuadrës ku nisi karrierën dhe ku luajti për plot 16­vjet. Aktualisht portieri 34­ vjecar është i lumtur për eksperiencën e re që ka filluar te Porto.

“Ky ka qenë një ndryshim i vështirë, por dëshira ime ishte kjo dhe jam i lumtur me zgjedhjen që kam bërë. Te Reali situata që po përjetoja nuk ishte ajo më e mira. Gjithmonë kam qenë në qëndër të kritikave, madje edhe në momentet kur skuadra fitonte dhe sinqerisht kisha nevojë të merrja frymë. Te Porto jam i lumtur dhe dicka e tillë vihet re qartë në shprehjen e fytyrës time”.

Momentalisht Iker Casillas është i grumbulluar me përfaqësuesen spanjolle për dy sfidat e ardhshme eliminatore ndaj Sllovakisë dhe Maqedonisë. Në vijim të intervistës së tij, 34­vjecari foli pikërisht për takimin delikat që La Roja do të ketë ndaj Sllovakisë.

“Edhe pse sfidën në transfertë ndaj Sllovakisë e humbëm, ne do të luftojmë me mish e me shpirt për të arritur një sukses kundër tyre që do ta na poziciononte në krye të grupit. Edhe në Maqedoni do të shkojmë me të njëjtin objektiv fitoren, por e dimë që nuk do ta kemi aspak të thjeshtë”.

Prej më shumë se 1 muaji Iker Casillas i ka dhënë lamtumirën Realit të Madridit, por portieri nuk mund të qëndronte pa shkëputur një mendim për ish skuadrën e tij.

“E shikoj shumë mirë Realin e Madridit. Është përforcuar shumë në merkato, ka në përbërje shumë lojtarë interesantë dhe pavarsisht barazimit me Gijon unë jam i sigurtë se ata do të zhvillojnë një sezon pozitiv”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama