I shkreti Murinjo te Junajtid do marre vetem 13 milione

I shkreti Murinjo, te Junajtid do marrë vetëm 13 milionë

Zyrtarizimi i kontratës për Zhoze Murinjon te Mançester Junajtid është çështje orësh, por ajo që duket se nuk e kënaq atë është paga.

123841787-cadd07a5-bdf8-4b0f-bee2-2f8bbdfa2372Gazeta spanjolle "AS" ka zbuluar se sa paga e tij në Premier Ligë do të jetë afro 13 milionë euro në sezon.

Kjo shumë është gati sa gjysma e pagës që merrte te Çelsi (24 milionë euro) dhe më e vogël se rrogës që merrte te Reali i Madridit (15 mln).

Por me sa duket qëndrimi larg stolit për një periudhë disa mujore dhe dëshira e tij për të qëndruar në Premier Ligë, e ka bërë Murinjon që të pranojë një pagë më të vogël se ajo që kishte më parë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama