Federata Belge njoftim ne internet per te gjetur pasuesin e Vilmots

Federata Belge, njoftim në internet për të gjetur pasuesin e Vilmots

A mendon se je i aftë të drejtosh kombëtaren e futbollit të Belgjikës? Atëherë mund të aplikosh online për të siguruar një post të tillë, pasi Federata Belge e Futbollit ka postuar një lajmërim se po kërkon trajner dhe ka ftuar çdokënd që e mendon veten një kandidat të aftë, që ta kontaktojë.

_90441429_belgium_website

Federata Belge ka shpjeguar në lajmërimin e saj se kërkon një person "komunikues" i cili ka "prova të mjaftueshme se u transmeton njohuri taktike dhe strategjike" lojtarëve.

vilmots hazard

Për të zënë vendin e lënë bosh pas shkarkimit të Mark Vilmots, kandidatët duhet të listojnë "eksperiencë dhe rezultate në botën e futbollit që po ndryshon me shpejtësi".

Soccer Euro 2016 Wales Belgium

Kushdo që e mendon të arsyeshme, mund të aplikojë nëpërmjet faqes së internetit të Federatës Belge deri më datë 31 korrik.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama