Fame makina luksoze dhe arme/Shkelqimi dhe renia e heroit Ballist Morina qe enderronte vec nje vinc

Fame, makina luksoze dhe arme/Shkelqimi dhe renia e 'heroit' Ballist Morina, qe enderronte vec nje vinc

Pak kohë më parë, Digitalb transmetoi një dokumentar për Ballist Morinën, për atë që bëri në Beograd.

Gjatë intervistës, ai tregoi për jetën e vështirë si emigrant dhe varfërinë.

Ai tha se kishte ëndërr të blinte një vinç dhe të krijonte një familje.

Për këtë arsye ai kërkoi edhe ndihmë nga njerëzit.

Digitalb madje hapi edhe një llogari për të mbledhur para për të.

Por, me paratë e mbledhura, Ballist Morina duket se nuk ka blerë vinç.

Ai u ndalua mëngjesin e sotëm me një makinë luksoze “Range Rover” dhe me dy pistoleta.

Tashmë mbi të janë ngritur dyshime të shumta në rrjetet sociale, nëse ai vërtet duhet të cilësohet një “hero” për atë që bëri në Beograd.

Shumë komentues thonë se ai është provokator, madje edhe i paguar nga serbët.

Ndoshta ky përfundim është i gabuar, por një gjë është e sigurtë, ai nuk është as hero.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama