Delegacioni shqiptar le Pekinin

Delegacioni shqiptar lë Pekinin
Përfaqësuesja jonë nuk siguroi asnjë medalje, ndërsa vetëm dy prej tyre, përkatësisht notarët Rovena Marku dhe Sidni Hoxha, arritën të thyenin rekorde kombëtare. Peshëngritja dhe mundja u mjaftuan vetëm me vendin e 6-të të Romela Begajt, mes 12 konkurrenteve në peshën 58 kg dhe vendin e 8-të të Elis Gurit. Ndërkohë që të tjerët nuk u ndjenë fare, madje nuk iu afruan as rezultateve të tyre më të mira. I fundit nga tanët garoi mundësi Sahit Prizreni, i cili ishte edhe flamurmbajtësi i delegacionit shqiptar. Në Pekin, ndryshe nga olimpiadat paraardhëse, Shqipëria parakaloi e 105-ta.


PanoramaSport

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama