Akuzat/ Ruli e Dionisi udhetime me parate e sportisteve

Akuzat/ Ruli e Dionisi, udhëtime me paratë e sportistëve

Isa Tare është një prej atyre njerëzve që e njeh shumë mirë atletikën shqiptare.

Gjergj Ruli

Luiza Gega dhe Gjergj Ruli

Ish-atlet dhe, më pas, drejtues i klubit Partizani, zv/president i Federatës Shqiptare të Atletikës dhe një njohës shumë i mirë i problemeve të sportit shqiptar dhe atletikës në veçanti.

Tare vjen me akuzën e tij të radhës për drejtuesit aktualë të Federatës Shqiptare të Atletikës, presidentit Gjergj Ruli dhe sekretarit të përgjithshëm, Nikolin Dionisi.

Ai i akuzon ata se udhëtojnë jashtë Shqipërisë duke shpenzuar paratë e sportistëve. Tare bën të ditur se ka edhe fakte për këto abuzime.

Akuzat

"Në Shqipëri, presidentët e federatave janë thjesht konsumatorë dhe nuk kontribuojnë fare personalisht.

Nëse shteti akordon një shumë, IAAF-i jep një shumë tjetër, edhe presidenti i Federatës së Atletikës duhet të japë diçka. Nuk ka kuptim që të jesh vetëm administrator.

Shkojnë në aktivitete me dietat e sportistëve. Unë kam evidencat që presidenti i BESAR BOZGO FSHA-së, Gjergj Ruli, dhe sekretari i përgjithshëm, Nikolin Dionisi, përpara nja 2- 3 vitesh kanë shkuar të dy jashtë shtetit dhe kanë fjetur në dhoma teke, njëra prej të cilave kushtonte 250 euro.

Në një kohë që mund të flinin në të njëjtën dhomë. Dhe të gjitha shpenzimet nga fondi i sportistëve. Ose ftojnë ish-sportistë dhe figura të huaja duke harxhuar miliona lekë.

Kujt i shërben kjo përveçse presidentit të federatës?! Ata duhet t'i ndihmojnë sportistët dhe jo t'i harxhojnë paratë kot. Nëse kanë mundësi, t'i bëjnë këto shpenzime nga fondi i tyre personal apo nga ndonjë sponsor e jo nga fondet që u vijnë për sportistët", akuzon Tare.

I pyetur sesi mund të zgjidhet kjo çështje, ish-drejtuesi i FSHA-së shprehet: "Sigurisht që mund të ketë një zgjidhje. Ai që synon të zgjidhet president, duhet të ofrojë diçka. Kur bëhen asambletë zgjedhore, ata marrin angazhime, por më pas nuk u kërkon njeri llogari.

Zgjidhet president, por çfarë i jep ai federatës përveçse i merr?! Ata vetëm mendojnë për veten e tyre duke rritur begraundin personal.

Janë presidentë honorifik dhe vetëm për t'u dukur, por nuk ka ndihmë konkrete. Kur kam qenë drejtor i klubit Partizani, i vetmi president, i cili mbaj mend që ka kontribuar, ka qenë Çela i 'Atlantikut' që u zgjodh në krye të Federatës së Basketbollit.

Ai i dha federatës 100 mijë dollarë. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që një president të akordonte një shumë të tillë për një federatë", përfundon prononcimin e tij Isa Tare.

BESAR BOZGO



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama