Adnand Januzaj transferohet tek Borusia Dortmund

Adnand Januzaj transferohet tek Borusia Dortmund

Futbollisti kosovar Adnan Januzaj largohet nga ekipi i Mançesterit dhe huazohet te ekipi gjerman i Dortmundit.

Mesfushori 20-vjeçar ka nënshkruar një kontratë deri më 30 Qershor të vitit 2016.

Një transferim i papritur, pasi trajneri Van Gal e konsideronte një lojtar të rëndësishëm për ekipin dhe e kishte nxjerrë nga merkatoja, por ditën e sotme Januzaj është prezantuar si lojtari më i ri i ekipit gjerman.

Për këtë blerje, drejtori sportiv i BVB, Michael Zorc ka deklaruar:

“Adnan Januzaj është një lojtar shumë i talentuar dhe teknik, i cili kompleton repartin tonë të sulmit.”

Ndërsa Januzaj është shprehur:

“Borusia Dortmund është një klub i madh dhe tifozët këtu janë më të vërtetë të mrekullueshëm. Unë dua të arrij gjëra të mëdha me këtë ekip.”

Për Mançester Junajtid Januzaj ka luajtur 47 ndeshje në Premier Ligë dhe ka shënuar 5 gola.

Te ekipi i Dortmundit, ai do të mbajë veshur fanellën me numër 9.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama