4-5-1 skema e De Biasit kunder Danimarkes

4-5-1 skema e De Biasit kunder Danimarkes

Me një mesfushë të populluar dhe vetëm me një sulmues. Ky është opinioni i parë që bie në sy në formacionin e trajnerit De Biasi në ndeshjen me Danimarkën. Italiani ka vendosur t’i qëndrojnë besnik skemës së tij të preferuar me 1 sulmues megjithëse aty është edhe reparti më i populluar. Për të shuar dyshimet mes Cikalleshit dhe Gashit, trajneri ka vendosur që ta vendosë kosovarin pak më të tërhequr në krahun e djathtë. Skema është ende në përpunim, por nga stërvitjet e kryetar deri tani duket se në portë është i padiskutueshëm Berisha. Në mbrojtje Agolli në të djathtë Cana dhe Ajeti në qendër ndërsa në të majtë Xhimshiti.

 

Nëse kthehet Hysaj nga dëmtimi ai zë vendin e tij në të majtë dhe Ajeti shkon ën qendër. Në mesfushë, përpara mbrojtjes Kukeli, pastaj Lenjani në të majtë, Abrashi në qendër dhe Gashi në djathtë. Në sulm i preferuari i De Biasit, Cikalleshi. Kjo skemë i jep mundësi ekipit që në fazën sulmuese të dalin 3 lojtarë (Lenjani, Gashi, Cikalleshi) ndërsa në mbrojtje kthehen 6 lojtarë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama