Argjentine shkaterron Brazilin 3-0

Argjentinë shkatërron Brazilin 3-0
Dëshmojnë këtë fakt historik, si një hakmarrje minimale, por e shijshme për humbjen 0-3 një vit më parë në "Marakaibo", në finalen e Kupës së Amerikës. Diçka na thotë se në orët e ardhshme pozicioni i Dungës, tashmë shumë të kritikuar për paraqitje jo të mirë në eliminatoret e Botërorit 2010, do të jetë shumë i rrezikuar.

Është Diego - Ndeshja merr zjarr menjëherë pas një asisti të Ronaldinjos për Sobis, i cili nuk e ndalon dot në zonë. Brazili luan me tre mesfushorët (Anderson ruan vetëm Mesin) dhe Ronaldinjo aktivizohet pak më pak se zakonisht, në krah të Diegos, duke i lënë Sobisit të tërë frontin e sulmit. Argjentina replikon me tre lojtarë pas shpatullave të Agueros, dhe me klasin e të njohurve Mesi e Rikuelme. Talenti më i ri kësaj olimpiade, Angel Di Maria, datëlindja ‘88, luan në të majtë. Argjentina është më e rrezikshme, tenton disa herë, ai që përhap panik është Aguero, tashmë i njohur edhe si i fejuar me Xhianina Maradonën, vjehrri i të cilit, i madhi Diego Maradona, e mbështet nga shkallët e stadiumit.

Njeriu-çelës - Brazili i mungojnë në mënyrë dramatike sulmuesit, gjë që zbeh punën e Rafinja e Marcelo e asistent e Ronaldinjos. Ndërkohë që Mesi nga ana tjetër rrezikon thuajse sa herë ka topin në këmbë. Brazili është i ngathët, ndërsa Argjentina e shton shpejtësinë me kalimin e kohës dhe në pjesën e dytë e fundos. Të dy golat fshehin iniciativën e Di Marias, që në fillim gjuan nga vija fundore dhe topi devijohet me gjoks nga Aguero (52‘) dhe pastaj krijon hapësirë për inkursionin horizontal të Mesit, e lë topin për Zabaletën, që kroson dhe Aguero e kthen në gol (58‘). Brazili ka qenë pak pa fat, kur goditi dy herë shtyllën: pas 1-0 me Sobis, dhe pas 2-0 me Ronaldinjon nga goditja e dënimit. Pato shënon gol, por ishte në pozicion jashtë loje.

Të ndëshkuarit - Teknikisht ndeshja përfundon me penalltinë e fituar nga Aguero dhe të kthyer në gol nga Rikelme. Këtu firmoset "hakmarrja" e Marakaibos. Argjentinasit fillojnë të argëtohen, duke vënë në lojë rivalin e përjetshëm: brazilianët irritohen dhe Lukas e Thiago Neves gati sa nuk thyejnë kaviljen Maskeranos, kartonët e kuq dhe ikin para kohe në dhomat e zhveshjes.

Finalja me Nigerinë - Mesi me shokë festojnë: të shtunën do të luajnë kundër Nigerisë. Është një tjetër revansh për argjentinasit, ai i finales olimpike të ‘96. Afrikanët shkatërruar Belgjikën në gjysmëfinale me rezultatin 4-1. Një ndeshje që ka folur vetëm për nigerianët, të cilët kanë dominuar totalisht lojën përballë belgëve të pafuqishëm. Kështu, pas 12 vjetësh, Nigeria rikthehet në finalen olimpike, për koincidencë përballë të njëjtit kundërshtar, pikërisht Argjentinës, të cilën në Atlanta ‘96 e mundi me rezultatin 3-2. Ta humbasësh ndeshjen e të shtunës, do të jetë një çmenduri.

Të shtunën Argjentina do të luajë ndaj Nigerisë, një tjetër revansh, ai për finalen e Olimpiadës Atlanta ‘96, ku humbi 3-2

Tabela e Medaljeve

Shteti Ar Arg Bro Tot


1 Kina 43, 14, 19, 76

2 SHBA 26, 26, 27, 79

3 Britani e M. 16, 9, 8, 33

4 Australia 11, 12, 12, 35

5 Gjermania 11, 8, 9, 28

6 Rusia 10, 14, 18, 42

7 Korea J. 8, 10, 6, 24

8 Japonia 8, 6, 8, 22

9 Italia 6, 6, 7, 19

10 Ukraina 5, 4, 8, 17

11 Franca 4, 11, 14, 29

12 Holanda 4, 5, 4, 13

13 Rumania 4,1,3, 8

14 Spanja 3, 4, 2, 9

15 Polonia 3, 4, 1, 8

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama