Rovena Marku vendos rekord kombetar
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Përfundimisht Marku ka përmbushur misionin primar në këto Lojëra. E para në baterinë e shqiptares u rendit notarja nga Hondurasi Paola Sharon Fajardo Siera, me kohën 27.19 sekonda. Koha më e mirë për Rovena Markun ka qenë ajo e arritur në 50 m stil i lirë, në kampionatin botëror të Melburnit, 28”77, të cilën e përmirësoi 24 orë më parë me 28.15 sekonda. Në Lojërat Olimpike “Athinë 2004”, notarja shkodrane shënoi kohën 30.51 sekonda. Dy ditë më parë, notari Sidni Hoxha vendosi një rekord kombëtar në garën 50 metra stil i lirë për meshkuj. Në klasifikimin e përgjithshëm, notari shkodran është renditur në vendin e 63-të, nga 97 garues.