Pekin fiton medaljen e arte per te gjetur babane

Pekin, fiton medaljen e artë për të gjetur babanë
\"\"Në kërkimin e saj, ajo do ndihmohet edhe nga një skuadër e tërë prej 10 mijë vetësh, që janë solidarizuar përmes internetit. Pas ndarjes së prindërve, pak kohë pasi ajo kishte ardhur në jetë, Guo Wenjun, tashmë 24-vjeç jetoi me babanë, deri në moshën 10-vjeçare.

Në vitin 1999, ai ia besoi vajzën trajnerit dhe gruas së tij e më pas u zhduk pa lënë gjurmë, duke i kërkuar atyre që ta trajtonin Guo Ëenjun sikur ta kishin vajzë.

Pas një sërë problemesh në punë si Guo mendoi të linte gjithçka, përfshirë edhe ëndrrat e saj olimpike. Por ishte trajneri ai që e bëri të ndryshonte mendim.

“Nëse dorëzohesh, babi yt do të mbetet shumë i zhgënjyer; fito një medalje e kështu do të jetë mënyra më e mirë për ta kërkuar atë”- i tha trajneri.

Tani që qitësja e re fitoi medaljen më të çmuar të Lojërave Olimpike shpresat e saj kanë lindur sërish. Kjo falë edhe një mesazhi të publikuar në sitin e saj, sina.com, në të cilin shkruhej: “Vajza ime, yt atë krenohet me ty. Je gjithmonë krenaria e zemrës sime, por në këtë moment ndjej shumë turp për të të parë. Do mundesh vallë të më kuptosh?”.

Adresa IP nga e cila ishte nisur mesazhi sipas një të përditshmeje, korrespondon me qytetin Guangzhou, që gjendet në jug të Kinës.

Marrë nga La Stampa
Bruna Prifti : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama