Zbulohet kostumi zyrtar i kuqezinjve ne Europian (VIDEO)

Zbulohet kostumi zyrtar i kuqezinjve në Europian (VIDEO)

Futbollistët e Kombëtares shqiptare do të kenë kostume të personalizuara dhe me dizenjim të ri në finalet e Europianit që pritet të zhvillohen pas pak ditësh në Francë (10 qershor - 10 korrik).

Pas publikimit të fanellave të reja të kuqezinjve pak muaj më parë, këtë të mërkurë në emisionin televiziv "Opinion" është zbuluar edhe kostumi i ri që futbollistët e Kombëtares do të veshin në prezantimin e fazës finale.

Kostumi është dizajnuar nga Altin Mici. Veshjet e reja mbajnë stemën e FSHF-së në krahun e majtë dhe kombinohen nga një kravatë 'bordo', që sipas stilistit Micit "është një ngjyrë tendence".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama