Xavi Messi me i miri por kjo fale edhe Ronaldos

Xavi: Messi me i miri, por kjo fale edhe Ronaldos

Ka qenë një nga lojtarët kyç të Barcelonës duke marrë pjesë në shumë “El Clasico”, por Xavi Hernandez nuk mungon as kësaj radhe, edhe pse tashmë nuk e ofron mbështetjen në fushë për katalanasit.

Ish-mesfushori blaugrana, i cili aktualisht aktivizohet te Al-Saad, foli për supersfidën e së Shtunës, për më saktë për dy prej protagonistëve kryesorë Messin dhe Ronaldon.

Argjentinasi nuk e ka ende të sigurtë aktivizimin për shkak të dëmtimit, por Xavi nuk harron të thurë elozhe për ish-shokun e tij të skuadrës.

“Messi është padyshim lojtari më i mirë i historisë së futbollit. Edhe pse mendoj se nuk do të ishte kaq i fortë pa Cristiano Ronaldon, dhe ndoshta nuk do të kishte fituar aq shumë “Topa të Artë”, ashtu si Ronaldo nuk do të kishte fituar të tijët. Të dy motivojnë veten për të fituar” – theksoi Xavi./SuperSport


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama