Video/Takaj E verteta e trukimeve te Skenderbeu titullin sma heqin dot

Video/Takaj: E verteta e trukimeve te Skenderbeu, titullin s'ma heqin dot

Skënderbeu ka qënë në epiqëndrën e te gjithë opnionit sportiv gjatë kësaj periudhe për shkak të zbardhjes së raportit të UEFA-s ku zbuloheshin arsyet se përse kampionët e Shqipërisë u dënuan ne një vit pezullim nga evenimentet ndërkombëtare pas akuzave për manipulim rezultatesh.

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj i pranishën në “Ora Skaner” u shpreh se ndaj klubit korcar nisi një sulm politik 6 vite më parë, ndërsa aktualisht po kryhet një sulm tendencioz për të shkatërruar këtë klub, pasi nuk ekziston asnjë fakt që inkriminon kampionët e vendit

Presidenti Takaj zbuloi më pas se Uefa me bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare ka përgjuar për dy vite celularin e tij pa asnjë rezultat.

Drejtuesi kryesor i klubit korcar gjithashtu zbuloi se vendimi nuk është marrë nga komisioni i disiplinës , por menjëherë nga ai i apelit dhe kërkoi nga FSHF që ti sugjeroj UEFA-s bllokimin e mardhënieve të kompanive shqiptare me bastet aziatike.

Në lidhje me pretendimet e Partizanit, Takaj deklaroi se të drejten të kuqtë mund ta kerkojnë në Kas, pa e kursyer përgjigjen për ish trajnerin e demave Starova, ndërsa u shpreh i sigurt se titulli nuk preket pasi komisioni i etikës në Shqipëri nuk ka kompetencë të vendos mbi verdiktin e gjykatës së Lozanës.

Në fund Presidenti i Skenderbeut foli edhe në lidhje me luftën për titull gjatë këtij edicioni duke e bere batuta.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama