U largua mes duartrokitjeve ja cfare thote Iniesta per shqiptaret

U largua mes duartrokitjeve, ja cfare thote Iniesta per shqiptaret

Andreas Iniesta është një idhull për të gjithë, një shembull, një njeri që duartrokitet edhe nga kundërshtarët. Kështu ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme në Shkodër teksa u largua nga fusha 13 minuta nga fundi i ndeshjes mes duartrokitjeve.

Një veprim të tillë nuk e ka pritur mesfushori i Barcelonës i cili në fund të takimit ka falënderuar publikun kuqezi.

“Kur isha duke dalë nga fusha, pashë publikun në këmbë që po më duartrokiste. U ndjeva shumë i nderuar nga shqiptarët, pasi ata ishin duke e humbur ndeshjen dhe sërish më përshëndetën. Nuk e prisja një gjë të tillë”, u shpreh Iniesta.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama