Skenderbeu ben detyren tris Bylisit dhe vazhdon kryesimin

Skënderbeu bën detyrën, tris Bylisit dhe vazhdon kryesimin

Skenderbeu-Bylis-3-0-653x420Skënderbeu bën detyrën. Pas fitores në kryeqytet, korçarët kanë arritur sot suksesin e radhës pasi kanë fituar pasër me rezultatin 3-0 ndaj Bylisit duke ruajtur kështu distancën me Partizanin edhe pas javës së 32-të.

Një ndeshje që ka folur e gjitha për ekipin bardhekuq të drejtuar nga Mirel Josa. Korçarët filluan që në minutat e para të tregohen agresivë dhe të sulmojnë. Goli i avantazhit vonon pak dhe vjen në minutën e 28-të.

Kristi Vangjeli pengohet në zonë dhe ka penallti për Skënderbeun. Goditjen e merr përsipër i zakonshmi Hamdi Salihi i cili nuk gabon dhe shënon. 1-0 dhe Skënderbeu duket më i çliruar emocionalsiht.

Pas golit të parë, korçarët hidhen në sulm edhe për të dytin. Në minutën e 34-ët është sërish Salihi që driblon bukur një mbrojtës dhe futet në zonë, pason në mënyrë perfekte te Xhejms i cili e shtyn lehtësisht drejt rrjetës. 2-0 dhe Skënderbeu shkon në dhomat e zhveshjes mjaft i qetë.

Edhe në fraksionin e dytë janë korçarët zotër të fushës. Salihi-Xhejms-Latifi janë rrezik kostant për mbrojtjen ballshiote sa herë kanë topin në zotërim. Në minutën e 73-të vjen edhe goli i nokautit.

Xhejms përfiton nga një gabim në mesin e fushës, rrëmben topin dhe avancon i vetëm drejt portës, gjuan dhe e dërgon topin në rrjetë. 3-0 dhe tashmë nuk ka më asnjë histori. Mbyllet gjithçka dhe Skënderbeu vazhdon të udhëheqë kampionatin me 72 pikë të ndjekur nga Partizani me 70.

Ndërkaq Bylisi me humbjen e sotme komplikon sërish pozitat në fundin e tabelës pasi mban vendin e parafundit me 28 pikë duke qënë një nga ekipet që rrezikojnë më tepër rënien nga kategoria.

MINUTAT:
86´ Gava tenton goditjen nga distanca, por pret mjaft mirë Orges Shehi.
80´ Ka rënë tempi i lojës, ndërkohë për Skënderbeun në fushë është hedhur Bledi Shkëmbi.
73´ GOOL SKENDERBEU. Xhejms përfiton nga një gabim në mesin e fushës, rrëmben topin dhe avancon i vetëm drejt portës, gjuan dhe e dërgon topin në rrjetë. 3-0.
68´ Mbella tenton goditjen nga jashtë zone, por pret në pozicion Orges Shehi.
64´ Krosim perfekt i Arapit, Abazi godet me kokë dhe shënon, por ngrihet flamuri dhe ka pozicion jashtë loje.
59´ Latifi shërbehet mjaft mirë në hyrje të zonës, gjen hapësirën, godet, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
55´ Kombinime të bukura të lojtarëve korçarë, Latifi tenton të shërbejë për Xhejms, por ky i fundit nuk ndjek aksionin.
52´ Korçarët janë të qetë administrojnë lojën dhe qarkullojnë sa më shumë topin.
Mbyllet pjesa e parë, Skënderbeu-Bylis 2-0
45+1´ Abazi pason mjaft mirë te Xhejms që del i vetëm, por vonohet dhe e bllokojnë mbrojtësit.
43´ Arapi shkakton faull në mesfushë, ndëshkohet me karton të verdhë.
34´ GOOOL SKENDERBEU. Salihi driblon bukur një mbrojtës dhe futet në zonë, pason në mënyrë perfekte te Xhejms i cili e shtyn drejt rrjetës, 2-0 Skënderbeu.
32´ Vangjeli ka pësuar një dëmtim dhe u desh ndihma mjeksore për ta rikthyer sërish në fushë.
28´ GOOOL SKENDERBEU. Vangjeli pengohet në zonë dhe ka penallti për SKënderbeun, goditjen e merr përsipër Salihi i cili nuk gabon dhe shënon, 1-0.
25´ Minuta të qeta dhe asnjë rast i pastër nga të dyja skuadrat.
19´ Vareal provon me një goditje fluturimthi, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Kërcënues Bylisi.
17´ Salihi shërben bukur për Xhejms që del në pozicion ballor, godet, por bllokohet nga lojtarët e Bylisit.
11´ Abazi jep një pasim perfekt për Salihin, por ky i fundit nuk e ndjek dhe shpërdoron.
08´ Janë minuta që flasin për korçarët.
04´ Kërcënues Bylis, Mbella serviret nga shkokët e ekipit dhe ka shansin të dalë i vetëm para portierit, por kapet në kundër kohë.
03´ Aksion i shpejtë i Skënderbeut, ndalet topi nga mbrojtësit ballshiotë, por Skënderbeu pretendon për prekje me dorë, rast i dyshimtë.
01´ Ka nisur sfida me topin e luajtur nga korçarët.

Skënderbeu - Bylisi 3-0
Golat: Salihi 28´, Xhejms 34´ 73´
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani, Arapi, Latifi, Orelesi, Abazi, Xhejms, Salihi Trajner: Mirel Josa
Bylisi: Frashëri, Muskaj, Alla, Bilali, Simiç, Peposhi, Tairi, Gava, Hyshmeri, Varea, Mbella Trajner: Adnand Zilxhoviç


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama